Pesë dronë pa pilot janë pikasur gjatë natës së kaluar në disa vende në Paris, midis të tjerave edhe mbi Ambasadën amerikane. Dronët janë parë pas mesnatës dhe në orën gjashtë të mëngjesit. Midis vendeve ku janë regjistruar janë edhe Ambasada e SHBA-së, sheshi Concorde dhe Kulla Eiffel.
Droni i parë është vërejtur në afërsi të Ambasadës së SHBA-së menjëherë pas mesnate. Por, njëkohësisht disa dronë të tjerë kanë fluturuar edhe mbi Kullën Eiffel Ajfelit dhe sheshin Concorde dhe sipas organeve hetuese thekson se bëhet fjalë për aksion të koordinuar.
Natën midis 19 dhe 20 janarit, një drone ishte parë edhe mbi pallatin presidencial. Nuk është hera e parë që shfaqen dronë, pasi vitin e kaluar shfaqje të tilla të mjeteve fluturues të paidentifikuar jaanë vërejtur në shumë vende të Parisit duke u shndërruar në një shqetësim për autoritetet./Guardian/
Bota.al
1 minute read