Në fund, kushdo lodhet duke u munduar, duke i dhuruar zemrën dikujt që nuk ka zemër. Lodhesh duke qenë aty për dikë që nuk ta njeh vlerën. Lodhesh duke pritur shumë, ndërkohë që nuk merr gjë mbrapsht, sepse pavarësisht se sa u lodhe, një përqafim e meritoje në fund. Në atë moment, pa u ndjerë, vendos tëlargohesh. Vendos të largohesh sepse kupton se nuk ia vlen të mundohesh për dikë që nuk i njeh vlerat e tua. Largohesh sepse e kupton se sa vlen dhe se sa poshtë ke rënë duke u munduar për dikë që i shumëzon me zero vlerat e tua.
Vjen një moment që realisht lodhesh, sado që mund të ndjesh jashtë mase për personin tjetër. Dashuria nuk mjafton. Për mendimin tim, dashuria ndërtohet mbi bazën e respektit dhe mirënjohjes. Nuk mund tëketë dashuri, nëse nuk ka respekt dhe mirënjohje për personin tjetër. Është thjesht e pamundur. Nëse personi tjetër nuk i respekton vlerat e tua, nëse nuk është mirënjohës për çfarë i ke falur, nuk ka se si tëketë dashuri të vërtetë në mes. Mund të ketë dashuri të njëanshme, ama kurrsesi dashuri të sinqertë.
Mesazhi im për ty sot, është të hedhësh një sy nga personat që të rrethojnë dhe të mendosh se sa kanë bërëata për ty. Vendosi në një peshore çfarë ke bërë ti për ta dhe çfarë të kanë kthyer mbrapsht. Kuptohet qënuk mund ta bësh gjithçka për të marrë mbrapsht diçka, ama nuk mundet as të bësh shumë dhe të marrësh asgjë mbrapsht. Kjo tregon se po e nënvlerëson veten tënde, kur meriton shumë më tepër se aq. Jepi vetes vendin që të takon dhe mundohu të distancohesh nga ata që nuk janë mirënjohës ndaj sakrificave që ke bërë për ta. E di që mund të ndjesh shumë për ta, ama kur ndjenjat nuk kthehen mbrapsht, fillojnë dhe lëndojnë më tepër se sa të bëjnë të ndihesh mirë.