Your Life

Jemi të gjithë personazhe nga legjenda e Titanikut. Ja arsyeja

Screen Shot 2016-08-11 at 15.08.11

Një legjendë ka shumë fytyra. Historia e Titanikut reflekton shumë në shoqërinë tonë sot. Kur u fundos Titaniku, në 14 prill 1912, kishte tre anije pranë tij.

E para ishte “Samson”

Ajo më e afërta, më pak se dhjetë milje nga anija që fundosej e pasagjerëve. Ata kishin parë fishekzjarrët e Titanikut dhe thirrjet e tyre për ndihmë. Kishin parë dritat që shuheshin, teksa anija shkonte poshtë. Megjithatë, ata ishin duke peshkuar në mënyrë të paligjshme për foka, në ujërat territoriale. Në qoftë se do të kapeshin, ata mund të ndiqeshin penalisht.

Çfarë bënë? U kthyen dhe ikën. Ndërsa ekuipazhi i Titanikut po fundosej nën dallgët e larta dhe detin e ftohtë akull, ata donin që të largoheshin sa më larg të ishte e mundur. Disa prej nesh, janë si Samsonit. Ata ikin sa më larg telasheve, që të jetë e mundur. Ata janë aq të shqetësuar për të shpëtuar veten e tyre, saqë rrallë kujdesen për të tjerët. Ata janë të përgatitur që shpesh herë, të shkojnë larg për të siguruar fitime të vogla, madje edhe me koston e mjerimit të madh për të tjerët. Kjo gjë u duket e justifikuar.

Anija e dytë ishte “SS Californian”

Californian ndodhej rreth 20 milje larg nga Titaniku në atë kohë. Ajo ishte e rrethuar nga shtresa akulli të trasha. Kapiteni kishte vendosur që të ndalonte për një natë. Ata u përpoqën të sinjalizojnë Titanikun se kishin ndalur për shkak të akullit të trashë. Gjatë gjithë natës oficerët dytë dhe të tretë të Californian panë fishekzjarret e alarmit nga Titaniku, në mënyrë të përsëritur. Çdo oficer, individualisht informoi Kapitenin Stanley Lord, të Californian, i cili u përsëriti disa herë që të sinjalizonin anije duke përdorur dritat Morse, si dhe të prisnin përgjigjen.

Duke pasur parasysh që Titaniku ishte duke u fundosur, nuk kishte njeri për të parë dhe kuptuar sinjalet Morse. Ata vazhdimisht dërgonin fishekzjarre, dhe secila prej tyre u pa nga ekuipazhi i Californian. Kapiteni Lord vendosi të shkojë të flejë, dhe të shihte nëse mund të bënte gjë në mëngjes. Titaniku u mbyt në orën 03:40, duke lënë 1523 të vdekur. Disa nga njerëzit vdiqën në dëshpërim, duke parë dritat e një anije jo shumë milje larg, që thjesht kishte vendosur të mos afrohej për t’i shpëtuar.

Kur kapiteni i Californian u zgjua në mëngjes, ai vendosi të shkelë nëpër akull dhe të afrohet, por më kot. E vetmja gjë që kishte mbetur ishin mbeturinat.

Disa prej nesh jemi si Californian. Shfajësojmë veten duke menduar se edhe pse ne kemi qëllime të ndershme, jemi të detyruar nga rrethanat, dhe thjesht nuk mund të ndihmojmë. Ne mendojmë se do të hidhemi në veprim, kur situata të jetë e favorshme. Ajo që nuk e kuptojmë, ashtu si Kapiteni Lord i Californian, është se më e mira që mund të japim zakonisht mjafton, dhe në qoftë se e japim vërtetë, shpesh mund të nxjerrim njerëzit nga fatkeqësia.

Anija e fundit ishte “RMS Carpathia”

“Carpathia” ishte anija që ndodhej më larg në atë natë, rreth 58 milje larg. Kapiteni Arthur Henry Rostron kishte mësuar për telashet e Titanikut përmes valëve në radio. Ai nuk priti.

Ai urdhëroi shpejtësi të plotë detare për të mbërritur në vend, duke u lutur për mirëqenien e udhëtarëve të Titanikut. Anija arriti një shpejtësi maksimale rreth 3.5-nyje më e lartë, se shpejtësia maksimale e arritur ndonjëherë prej saj, dhe arriti në vendngjarje për katër orë. Titaniku kish mbetur mbi ujë vetëm për dy orë dhe ishte fundosur para se të mbërrinte “Carpathia”. Por ishte për shkak të guximit dhe kurajës së kapitenit të kësaj anije, që 703 pasagjerët dhe ekuipazhi shpëtuan atë ditë.

Eshtë thënë se fishekzjarret që Carpathia lëshoi në ajër për t’u bërë të ditur të mbijetuarve se po u vinte në ndihmë, ndihmuan shumë që të mbanin më shumë njerëz gjallë, sepse ata vendosën të mos dorëzohen deri në frymën e fundit.

Disa prej nesh jemi si “Carpathia”. Ka nga ata që nuk mendohen dy herë përpara se të hidhen për të zgjidhur një problem për të tjerët. Ne i shohim përditë. Ata bëjnë shumë për të nxjerrë të tjerët nga “gropa”.

A mundemi ta shpëtojmë Titanikun?

Të vetmit që vazhdojnë të jetojnë edhe pasi kanë vdekur, janë ata si Kapiteni Rostron i Carpathian./bota.al

Leave a Reply

Back to top button