Shkrimi i mëposhtëm në fakt i referohet jugut të Italisë, por është po aq i përbashkët edhe për jugun e Shqipërisë. Çdo fjali, çdo element përshkrues është njësoj sikur të përshkruash jugun tonë, të bukur nëverë e në dimër.
“Në jug, njerëzit të shohin në sy kur kryqëzohesh me ta në rrugë, të dhurojnë një buzëqeshje dhe të pyesin se për çfarë ke nevojë, kur të shohin në vështirësi. Nuk shmangen kur u bën ndonjë pyetje, nuk mbajnëdistancë, nuk të shohin me dyshim. Në jug, nëse një mashkull të ndihmon duke të mbajtur ndonjë valixhe, është sepse dëshiron të të ndihmojë, jo sepse ka synim të të ngacmojë. Në jug, ajri mban erë deti, edhe kur deti gjendet larg. Kampet janë si çadrat e femrave, paksa të ngatërruar. Kanë shumë gjëra në një vend, por i kanë të gjitha gjërat e nevojshme.
Në jug, dielli di të jetë veror, pa e lënë shpirtin të avullojë, përkundrazi e merr shpirtin dhe e çon nëpeizazhe të egër dhe të mrekullueshëm. Në jug nuk ekziston vetmia apo dëshpërimi. Në jug bëhet gjithçka, sepse “jugu ka lindur për të luftuar”. Forca dhe guximi gjenden në fshatrat e ngritur mbi male, në shtëpitë e vetmuara që qëndrojnë buzë detit. Në jug, dielli është blu si qielli, rëra e imët si kripa, e shoqëruar me gurë. Në jug, restorantet janë bashkim i vendasve me të huajt.
Në jug ndihesh si në shtëpinë tënde, edhe pse mund të mos banosh aty. Të rinjtë kanë sy plot me horizonte të largëta, kurse të moshuarit janë shembulli i pjekurisë së vërtetë. Kujtohesh se ke mbërritur në jug nga aroma e ajrit, nga prekja e erës, nga qetësia e zemrës, nga mëngjesi pranë detit. Me pak lekë, mund tëporosisësh një kapuçino, një briosh, një ujë (shpesh i gjen me ofertë në mëngjes), dhe bashkë me to përfiton edhe buzëqeshjen, apo batutat e kamarierit apo banakierit të lokalit.
Ndihesh mirë të jesh në jug, akoma më mirë të jesh nga jugu. Jugu është filozofi e jetës, është forcë tjetër, është përzierje kulturash që të bën të pasur, të dallueshëm dhe përjetësisht njerëzor. Jugun secili e mban gjatë në mendje. Nëse shkon, nëse largohesh, nëse shkon dhe kthehesh. Sërish jugu nuk mund tëharrohet”. – G. Pannia