Bota

Në Katalonjë humbasin të gjithë

Alfredo Luis Somoza

Sido që të përfundojë, në Katalonjë kanë humbur të gjithë.

Humbasin autoritetet lokale që kanë radikalizuar referendumin, me një “plan” për shpalljen e pavarësisë, vetëm 48 orë pas referendumit.

Humbasin partitë katalane, të cilat gjithmonë e kanë respektuar Kushtetutën duke i dërguar përfaqësuesit e tyre në Parlament dhe duke marrë pjesë në disa qeveri kombëtare. Jo si palët e lidhura me ETA në vendet baske, që dikur zgjodhën parlamentarët e tyre dhe nuk u paraqitën në Madrid, sepse nuk e njihnin shtetin spanjoll.

Humbet shteti spanjoll, i paaftë për të rihapur dialog konstruktiv me katalanasit dhe gjithashtu duke përdorur represionin e dhunshëm. Një shtet i qeverisur nga po ajo parti popullore, që në vitin 2010 kishte arritur të hidhte në erë Statutin e autonomisë katalane, i dakordësuar dhe votuar, përmes rekursit në Gjykatën Kushtetuese.

Del e mposhtur Evropa, e cila thjesht ka deklaruar se “respekton ligjshmërinë”, pa u ofruar kurrë për të parandaluar thyerjen. Më shumë se kërcënime, Junker duhet të kishte ofruar dialog dhe ndërmjetësim.

Në Spanjë, në të vërtetë janë në lojë dy modele shtetërore, monarkia kushtetuese me autonomi lokale që u vendos pas vdekjes së Frankos dhe republika federale. Nuk është rastësi që Mbreti, Kreu i Shtetit, është i heshtur. Ai e ka kuptuar mirë rëndësinë e asaj që po ndodh.

Hipoteza independentiste për të cilën u votua në Katalonjë, është një marrëzi, siç e pranojnë katalanasit më të kthjellët, dhe jo vetëm sot. Një vend prej 7 milion e gjysmë qytetarësh, të cilët duhet të rinegociojnë euron dhe të hyjnë në Evropë pa u fundosur, është krejtësisht jashtë kontekstit dhe politikës në vitin 2017. Sigurisht nuk është Padania imagjinare, Katalonja ka qenë një komb serioz, por si Venecia dhe Genova. Historia e tyre e pavarur u mbyll në vitet ‘700.

Megjithatë, Europa, Spanja dhe Katalonja nuk i meritojnë skenat që kemi parë këto ditë. / Përgatiti: Bota.al

Leave a Reply

Back to top button