Shkence

Në këtë botë të çmendur, a mundet që Evolucioni të krijojë organizmin e përsosur?

Aty jashtë është një botë e çmendur, dhe në qoftë se një organizëm kërkon të mbijetojë, do të jetë më mirë të ketë mjetet e duhura në dispozicion

Nga Nathaniel Sharping

Nga anteaters tek kameleonët, kafshët kanë fituar disa karakteristika mjaft të dobishme me kalimin e kohës, duke i ndihmuar ato të përshtaten me mjediset e tyre dhe përballuar konkurrencën. Ajo që e drejton gjithë këtë diversitet është përzgjedhja natyrore, ose procesi përmes të cilit identifikohen dhe promovohen mutacionet e dobishme në gjenoma, duke bërë të mundur që organizma të të gjitha llojeve të jetojnë më gjatë, hasen më shpesh, ose ndoshta duken më të çuditshme.

Cila është fundloja në aspektin e evolucionit? A ka një formë të “përsosur”, drejt se cilës po përpiqen të shkojnë të gjitha organizmat e gjallë? A ka në fakt një fundlojë? Nocioni i përsosmërisë evolucionare, ka të ngjarë të mbetet një mit joshes, thonë studiuesit në Universitetin Shtetëror të Miçiganit. Të udhëhequr nga Riçard Lenski, një ekip shkencëtarësh ka studiuar preardhjen e bakterit Esherishia Koli për gati 28 vjet.

Eksperimenti më i gjatë

Duke krahasuar mbi 60.000 breza bakteresh, eksperimenti mbi evoluimin në terma afatgjatë është shqyrtimi më i gjatë dhe i vazhdueshëm, se si një popullatë organizmash zhvillohet në një mjedis të caktuar. Nëse e krahasojmë me gjatësinë e brezave kohorë të njeriut, ajo do të ishte rreth 1.8 milionë vjet, ose afërsisht qëkur është shfaqur Homo Sapiensi e deri më sot.

Por për bakteret, madje edhe 60.000 breza është një sasi e vogël e kohës, kur krahasohet me miliarda vjet që ato kanë qenë rreth e rrotull. Në vija të përgjithshme, eksperimenti është mjaft i thjeshtë: Dymbëdhjetë popullata të ndara në baktere identike sa i përket madhësisë, u lejuan të shumohen dhe rriten.

Çdo ditë që nga viti 1988, një përqindje e secilës popullatë transferohej në një habitat tjetër me baktere mesatare, duke i lejuar të riprodhohen pa u pakësuar në një normë prej rreth 6.6 brezash në ditë. Një mostër vihej në ngrirje për çdo 500 breza, apo afërsisht çdo 75 ditë, për të ruajtur historinë e tyre gjenealogjike. Ndërkohë bakteret u testuan periodikisht, për të përcaktuar sesa kishte ndryshuar niveli i përshtatshmërisë së tyre, në raport me normën e riprodhimit.

Mijëra mutacione

Dhe ndryshime pati. Me kalimin e viteve, bakteret zhvilluan mijëra mutacione, duke përfshirë edhe një specie që fitoi aftësinë për të tretur citratin. Por më e rëndësishmja, bakteret vazhduan të evoluojnë. Edhe pas 60.000 brezash, bakteret janë ende duke shfaqur përshtatshmëri kur krahasohen me gjeneratat e mëparshme, ndërsa nuk ka asnjë shenjë se evoluimi i tyre do të ndalet.

Kërkuesit botuan një artikull në vitin 2013 pas brezit të 50.000, në të cilën ata hipotetizuan se rritja e përshtatmërisë së Esherishia Kolit, përputhet me modelin e një ligjësie natyrore, më tepër sesa me një funksion hiperbolik. Nga natyra e tyre, funksionet hiperbolike kanë një kufi, që do të thotë se rritja ndalon pas një periudhe kohore.

Në rasin konkret, një ligjësi natyrore garanton rritjen në pafundësi. Nëse rritja bakteriale ndjek këtë të fundit sikurse pretendojnë studiuesit, kjo nënkupton se ndërsa rritja e përshtatmërisë ngadalësohet me kalimin e kohës, nuk ka asnjë kufi të sipërm.

Gjetjet e tyre më të reja, u botuar të mërkurën në revistën ‘Proceedings’ të Shoqërisë Mbretërore B:Shkencat Biologjike, e mbështesin këtë hipotezë, duke treguar se linja që i përshtatet më mirë evolucionin bakterial përputhet më shumë, dhe madje e tejkalon, ligjësinë natyrore. Nuk ka një fundlojë për evolucionin.

Vetëm në teori

Ndërsa ky duket të jetë përfundimi logjik i eksperimentit të tyre, Majkëll Uizer, një bashkë-autor i studimit, nxitoi të vërë në dukje se evolucioni i pafund, ka gjasa të ekzistojë vetëm teorikisht, sikurse dhe është argumentuar nga disa kritikë. “Përgjigja jonë e përgjithshme për të, është se ndoshta ekziston një kufi teorik. Nuk mund të ketë një qelizë ideale, e cila është të kufizuar vetëm me përhapjen e sheqerit përmes lëngjeve, dhe se ajo s’mund të rritet aq shpejt, pasi s’mund të marrë fizikisht sheqerit aq shpejt sa do të donte “-tha ai.

“Por problemi është se jemi aq larg nga të qenit në atë pikë, saqë ndonëse mund të ketë një kufi të sipërm teorik … ne jemi aq larg nga sa kjo nuk është edhe aq e rëndësishme”. Për të demonstruar këtë, ai përmend llogaritjet që laboratori kreu, për të gjetur kohën e saktë se kur kur planeti ynë pritet të konsumohet nga dielli. Duke pasur parasysh shkallën e tyre aktuale të dyfishimit në rreth 40 minuta, studiuesit llogaritën se do të duhen miliarda vjet evolucion, për t’i mundësuar E.Kolit të dyfishohet brenda rreth 8 minutave.

“Edhe po të hemi se përmirësimi do të vazhdojë në një kohë të pacaktuar për periudha të gjata kohore, realiteti është se përmirësimet ndodhin sipas logaritmit të kohës”- thotë Uizer. “Pra sa më shumë përmirësohen, aq më tepër kohë duhet që kjo të jetë e dukshme”.

Në realitet

Uizer thotë se ishte i vetëdijshëm për faktin, se këto supozime ngjajnë të pabesueshme, për shkak se evolucioni në tokë ndodh në rrethana shumë më të ndryshme sesa në eksperimentin e tyre, që zhvillohet në një mjedis të caktuar. Në botën e vërtetë, evolucioni është vazhdimisht duke na përditësuar për një mjedis gjithnjë e në ndryshim, që do të thotë se ajo që mund të kualifikohen sot si ideale, nesër mund të jetë e dëmshme.

“Realiteti është se ajo çfarë do të jetë e përsosur, do të varet shumë e më shumë nga rrethanat. Pra, teksa popullatat përshtaten dhe ne përftojmë mutacione të ndryshme që rriten dhe integrohen me popullatën… ne do të kemi grupe të ndryshme gjërash që janë të dobishme dhe të dëmshme në kohë të ndryshme, përgjatë trajektores së evolucionit”- shprehet ai.

Në fund, ajo çfarë nxjerr në pah për ne eksperimenti i evolucionit afat-gjatë, nuk është se evolucioni është i pafund, apo se përsosmëria është e paarritshme, por që evolucioni është një proces i vazhdueshëm dhe një pjesë integrale e ekzistencës sonë. Planeti është gjithmonë në ndryshim, dhe efektet e zhvillimit njerëzor janë duke shkaktuar luhatje mjedisore me ritme të papara.

Të ballafaquar me një të ardhme të pasigurtë, shumica e specieve, duke përfshirë njerëzit, janë duke luftuar për të mbijetuar. Ndërsa evoluon ndryshimi i klimës, disa specie kanë filluar tashmë të përshtaten. Per shembull, ngjyra e kuqrremtë e pendëve të bufit, po ndryshon për t’iu përshtatur një peizazhi pa dëborë, ndërsa salmoni i kuq në Alaskë emigron më herët, për shkak të temperaturave më të ngrohta të ujërave.

Uizer do që të na rikujtojë se evolucioni është konstant – është fjalë për fjalë pjesë e ADN-së tonë. Njerëzit e djeshëm dukeshin dhe vepronin ndryshe nga ne. Edhe pasardhësit tanë, do të kenë tipare që ne sot nuk i kemi. “Ky është një nga elementët kryesorë këtu, që evolucioni është ky proces i vazhdueshëm. Ne e shohim atë në veprim teksa ecën përpara. Njerëzit zakonisht mendojnë për evolucionin si një relike historike, dhe kjo është arsyeja pse gjërat janë ato që ata janë tani, dhe nuk mendojnë për faktin se evolucioni është ende në vazhdim në natyrë, se gjërat janë përshtatur ndaj çfarëdolloj mjedisi ku ato janë ekspozuar”.

“Discovermagazine” / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button