Bota

Në letrat e skandalit financiar, edhe Leo Messi e Jackie Chan

Screen Shot 2016-04-03 at 22.36.08Në dokumentat e Wikileaks mbi rrjetin e bankave dhe studiove ligjore që kanë fshehur miliarda dollarë në parajsat fiskale në favor të kriminelëve, udhëheqësve politikë dhe VIP-ave të ndryshëm, figurojnë edhe futbollisti Leo Messi dhe aktori kinez, Jackie Chan. Në listën e gjatë të Panama Papers, edhe mbreti i Marokut, Mohamed VI, dhe ai i Arabisë Saudite Salman, që u ndihmuan nga Mossack Fonsecka – studio ligjore që rezulton në origjinë të përhapjes së këtyre dokumentave – në blerjen e jahteve luksozë. Shfaqet edhe emri i babait të kryeministrit të sotëm britanik, David Cameron, i cili ka ndërruar jetë në 2010. Përmenden edhe drejtues sportivë amerikano jugorë të përfshirë tashmë në skandalin e FIFA-s. Emri i Messit shoqërohet me një shoqëri me qendër në Panama, me emrin Mega Star Enterprises Inc dhe e krijuar në vitin 2012nga Mossack Fonsecka./bota.al

Leave a Reply

Back to top button