Shkence

Në një botë ujore, të akullt dhe hapësinore: Si mund të evoluojë njeriu në të ardhmen?

Screen Shot 2016-07-28 at 08.49.08Si mund të jetë evolucioni i njeriut duke menduar për një të ardhme të largët, të themi pas 3 mijë vjetësh? A do të jetë në gjendje t’i përshtatet mjedisit rrethues? Dhe në çfarë mënyrë? Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve ka menduar paleontologu anglez Metju Skiner, profesor në Universitetin e Kentit, i cili ka paraqitur skenare të ndryshme në bazë të habitateve të ndryshme, në të cilat mund të detyrohet të jetojë njeriu. Më poshtë po paraqesim 3 profile të ndryshme të evolucioneve të hipotetizuara, në rastin kur raca njerëzore mund të detyrohet të jetojë në ujë, akull ose hapësirë.

Në një botë ujore: Njerëzit mund të zhvillojnë këmbë membranore

Duke supozuar një jetë në një botë të përbërë vetëm nga uji, njerëzit ndoshta do të jenë të detyruar të zhvillojnë membrana në këmbë dhe duar, dhe sytë e tyre do të jetë të pajisura me një cipë të tejdukshme, ose një qepallë të tretë transparente, që duke rënë mbi sy do të jetë në gjendje ta mbrojë dhe mbajë të hidratuar pa reduktuar shikimin. Njeriu mund të zhvillojë edhe gushën si një ndihmë në procesin e frymëmarrjes, nxjerrjen e oksigjenit nga uji dhe çuarjen tek qarkullimi i gjakut.

Në një botë të akullt: Qimet e trupit dhe flokët bëhen më të trasha, lëkura më transparente

Në qoftë se në të ardhmen njeriu do të përballet me një jetë mbi akull, lëkura e tij do të bëhet shumë më e qartë, për ta ndihmuar të prodhojë më shumë vitaminë D, për shkak të ekzistencës së rrezeve më të pakta të diellit. Madhësia e hundës dhe fytyrës do të rriten për të lejuar që ajri i ftohtë që thithet të bëhet më i ngrohtë në kalimin e saj përmes hundës. Trupi do të ishte më muskuloz për të siguruar ushqim dhe lëndë të para në kushtet atmosferike ekstreme.

Në një botë hapësinore: Nofullat të ngushta dhe dhëmbë të vegjël

I detyruar të udhëtojë dhe të jetojë në hapësirë, njeriu do të ndryshojë zakonet e të ngrënit. Ushqimi ndoshta do të jetë i lëngshëm apo i përqëndruar në tableta, kësisoj dhëmbët do të jenë më të vegjël, dhe për pasojë edhe nofullat dhe goja do të shërbejnë vetëm për gëlltitje. Për më tepër, në mungesë të gravitetit, dhe duke mos patur më nevojë për të ecur, këmbët do të shkurtohen ndërsa krahët do të zgjaten. Gjithashtu do të zhvilloheshin gishtërinjtë e kundërt, përderisa edhe këmbët bëhen të dobishme për të rrëmbyer gjëra. Në përgjithësi, për shkak të mungesës së grabitqarëve natyrorë, madhësia e trupit do të reduktohet. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button