Bota

Në prag të zgjedhjeve më të pasigurta që nga koha e pasluftës

Screen Shot 2015-04-30 at 2.57.48 PMNjë javë para procesit të votimit, zgjedhjet britanike konfirmohen si më të pasigurtat në historinë e mbretërisë së bashkuar. SOndazhet janë të ndara mes atyre që i japin avantazhin konservatorëve të kryeministrit Dejvid KAmerun dhe atyre që besojnë se fituesi do të jetë laburisti Ed Miliband. Por asnjeri nuk imagjinon një rezultat të tillë që do ti jepte mazhorancën absolute njërës prej dy forcave politike. Një parlament I komlikuar, që shënon një ngjarje të rrallë në historinë e një vendi, I cili gjithmonë e ka parë mëse qartë rezultatin e zgjedhjeve ku forca politike fituese kishte dhe mazhorancën. Por që në vitin 2010, Dejid Kamerun duhej të bënte një marrëveshje me liberaldemokratët e Nik Kleg, forca e tretë politike në vend për të marrë pushtetin në Dauning Strit. Por këtë herë mund të mos mhaftojë. Sipas “London school of economics” duhet një marrëveshje mes tre palëbe për krijimin e një qeverie dhe aleancat që mund të krijohen nuk duken aspak të thjeshta. Ai që e komlikon edhe më shumë situatën politike në vend nuk është vetëm eurofobi i partise së pavarur “United Kingdom”, Nigel Faraxh, por partia nacionale skoceze e Nikola Sturgeon. Llogaritet se Ukip mund të mbledhë mes 12 deri në 15 për qind të votave, në shkallë kombëtare, por jo më shumë se tre deputetë. Kurse nacionalistët skocezë edhe pse nuk pritet të shkojnë më shumë se 5 për qind të votave në të gjithëvendin, mund të mbledhin polot 50 nga 59 deputete që Skocia ka në parlamentin britanik. Aktualisht kjo parti ka gjashtë deputet në parlament. Forca politike nacionaliste me një fushatë politike – ekonomike radikale është elementi që pritet të shkaktojë më shumë pasoja. Votat e kësaj partie mbështesin laburistët, pasi konservatorët janë të përjashtuar nga Skocia partia e Ed Miliband, për të qeverisur, nëse del forcë e parë në zgjedhje duhet të bëjë marrëveshje me nacionalistët skocezë, objktivi i vetëm i të cilëve është të favorizojnë sa më shumë të jetë e mundur kombin skocez. Parashikohet se anglezët, dhe komunitetet e Uellsit dhe të Irlandës së veriut nuk dotë pranojnë që partia nacionaliste skoceze të bëjë ligjet në parlament duke mos treguar aspak interes për të mirën e përbashkët. Rruga për Ed Miliband është e komplikuar edhe pse një koalicion me liberaldemokratët dhe mbështetjen e jashtme të nacionalistëve është një mundësi. Por dhe rruga e dejvid Kamerun nuk është më pak e vështirë. Liberaldemokratët janë të gatshëm të qeverisin sërish me konservatorët, por numrat nuk do të mjaftojnë pasi varet nga performance e UKIP. Nëse partia e Nigel Faraxh do të dobësojë forcën qeverisëse aktuale, edhe pse vetëm me tre deputetë të fituar, Kameun mund të mos ia dalë mbanë as me një koalicion me liberaldemokratët dhe forcat e tjera më të vogla. Dhe sipas sondazhdve ky është skenari më i mundshëm. Por llogaritë do të bëhen mëngjesin e 8 majit./Abcnews

Leave a Reply

Back to top button