Fjalim motivues nga Denzel Washington
Isha ulur në sallonin e bukurisë së mamasë sime dhe po e shihja veten në pasqyrë. Prapa meje ishte një grua që m’i kishte ngulur sytë nga pasqyra. Në një moment, ajo tha: “Dua të shpreh një profeci. 27 mars 1975, djalë, ti do të udhëtosh në mbarë botën dhe do të flasësh përpara miliona njerëzve”. Unë ndërkohë sapo isha larguar nga universiteti dhe po mendoja t’i bashkohesha ushtrisë, ndërkohë që ajo më thoshte se do të udhëtoja në mbarë botën. Ja që sot unë po udhëtoj nëpër botë dhe po mbaj fjalime përpara miliona njerëzve…
Nëse mendoni se duhet të bëni atë që mendoni se unë kam bërë, atëherë bëjeni atë që kam bërë unë. Dështoni rëndë. Jetoni vetëm një herë, ndaj bëni ato gjëra që pëlqeni. Mbani gjithmonë në mendje se ëndrrat pa synime, janë thjesht ëndrra dhe gjëja e vetme që do të sjellin në jetën tënde, është zhgënjim. Ndaj, kini ëndrra, por kini edhe synime, synime për gjithë jetën, për gjithë vitin, për gjithë muajin dhe për gjithë ditën. Edhe unë i vendos vetes synime të përditshme dhe e kam kuptuar se, për t’i realizuar këto synime, më është dashur të aplikoj shumë disiplinë dhe këmbëngulje në rutinën time.
Bëje edhe ti këtë gjë. Vendosi vetes synime dhe realizoji ato. Shpesh mund të dëgjosh të thuhet: “Ne nuk planifikojmë të dështojmë, por dështojmë sepse nuk kemi planifikuar”. Puna e vazhdueshme funksionon dhe këtë bëjnë edhe njerëzit e suksesshëm. Ata punojnë fort, ndaj zbatoje edhe ti këtë rregull, por mos e ngatërro asnjëherë të lëvizurin apo të punuarin me progresin, sepse progresi mund të vonojë, por është gjithmonë i sigurtë pas një pune të vazhdueshme dhe pa ndalesë.
Duhet të kujtoni edhe se nuk ka shumë rëndësi se sa ke, por se çfarë bën me ato që ke. Ndihmojini të tjerët në nevojë dhe duhet ta bëni këtë në mënyrë egoiste. Mos mendoni se po i bëni mirë dikujt tjetër, por po i bëni mirë vetes suaj, sepse të ndihmosh dikë në nevojë, të bën ty të ndihesh mirë.
Dhe mos harroni, nëse arrini larg, mos harroni të bëni ndonjëherë edhe disa hapa pas për të ndihmuar dikë tjetër. Çdokush duhet të mësojë dikë. Ne rritemi duke i ndihmuar të tjerët të rriten. Mos i frymëzoni të tjerët të jetojnë. Frymëzojini të bëjnë ndryshime!