“Mamaja ime gatuante gjithmonë ushqime të shijshme, por një ditë i ndodhi ta digjte pak byrekun. Prita për të parë reagimin e tim ati. Ai e hëngri pjesën e tij pa u ndjerë dhe pa e përmendur fare atë pjesë, mëpyeti se si e kisha kaluar ditën. Në një pikë të bisedës, mami kërkoi ndjesë për byrekun jo shumë tëshijshëm dhe nuk mund ta harroj asnjëherë përgjigjen e tim ati: “E dashur, më pëlqen byreku që ke bërë”.
Disa minuta më vonë, e pyeta nëse kishte thënë të vërtetën. Ai më hodhi krahun në shpatulla dhe më tha: “Nëna jote ka kaluar një ditë të vështirë në punë. Ishte e lodhur. Byreku i djegur nuk më ka bërë dëm, por një fjalë e keqe e imja mund ta lëndonte. Të gjithë bëjmë gabime”. Dhe vërtet, të gjithë bëjmë gabime. Nuk duhet të përqendrohemi tek gabimet, por tek mbështetja e personave që duam. Ky është sekreti i marrëdhënieve të gjata e të lumtura”. – Nga internet, autor i panjohur
E keqja në shoqërinë e sotme, është se mbahen mend shumë pak ngjarjet e mira dhe më tepër ato tëkëqija. Mund të bësh shumë gjëra thuajse perfekte, ama nëse bën një gabim, të gjithë do të flasin për të, pa e kuptuar se të lëndojnë me fjalët e tyre. Në kushte të tilla, sigurisht që edhe marrëdhëniet prishen, sado të mira të jenë.
Duhet të jemi më mirëkuptues me të tjerët, sidomos kur nuk e dimë se si ka shkuar dita e tyre. Është e lehtë të gjykosh pa qenë në vend të dikujt tjetër, pa kaluar çfarë ka kaluar ai person, dhe është akoma më e lehtë, nëse nuk e bëjmë ne atë çfarë bën ai person. Mirëpo, ndonjëherë harrojmë se fjalët “vrasin” dhe për shkak të fjalëve mund të humbasim persona me vlerë në jetën tonë.