Analiza

Në strofullën e çeçenëve

Flisnin në telefon. Së bashku me bashkëpunëtorin e tyre, Marwan, “njeriu i brendshëm”. Ishte gjithçka gati, e çimentuar nga amalgama midis dy degëve të celulës: ajo arabo-afrikoanoveriore, dhe ajo çeçene. Të shpjegojmë: Nga trembëdhjetë të dyshuar e të ndaluar në Belgjikë, janë pesë ata të inkriminuar për terrorrizëm e të mbyllur në burg. Të paktën tre – që doli nga hetimet – do të ishin me origjinë nga Republika e veriut të Kaukazit. Atje do të kishin filluar rrugën e tyre drejt radikalizimit dhe trajnimit

REPORTAZH nga
PAOLO BERIZZI

raid

VERVIERS – Trotuari përballë Nr. 32 të rrugës së Kodrinave është mbushur me copa xhami. Shpërthimet kanë nxirë fasadën: shihen copëra betoni, një njollë e errët, pasqyra e këputur e një makine. Dy dritaret në katin përdhes – nga të cilat kanë penetruar zjarrfikësit — janë hapur me panele prej druri. “Strofulla” e celulës xhihadiste të Verviers ishte aty, në katin e parë të kësaj ndërtese të vogël me tulla të kuqe. Qendra e qytetit, pesë minuta në këmbë nga stacioni hekurudhor. Shtatëdhjetë metra katrore të paguara mbajnë informacione për një farë Marwan-i, i treti i grupit, ai i plagosuri dhe i arrestuari: ndofta me origjinë marokene si dy bashkëpunëtorët e mbetur të vrarë në sulmin blic të poilicisë: Redwane Hajaoui e Tarik Jadaoun. Kush janë? Çfarë kishin planifikuar së bashku me të tjerët e bandës islamike arabo-çeçene me bazë në Belgjikë (hetuesit e zbusin me një përcaktim të dyfishtë: “celulë terrorriste” dhe “celulë logjistike”)? Në çfarë raportesh ishin me të dyshuarit e tjerë, xhihadistë të ndaluar në orët e fundit në vend, në Francë e në kufirin me Italinë?
Për të kuptuar më mirë dhe për të provuar zbulimin e sekretit të hetimeve duhet të fillohet nga dy pika. Së pari: ajo që kanë gjetur në shtëpi pas sulmit. Katër kallashnikovë, materiale eksplosivë, municione, radio dore, uniforma policie, dhjetëmijë euro para të thata, dokumeta false. Paisjet – dhe duket të jetë pjesë e një arsenali akoma më të fuqishëm – për të goditur “në një shkallë të gjerë”. Për të “vrarë e masakruar policët … sapo t’i shikoni”: ekzaktësisht ajo që predikojnë në filmimet e tyre kërcënues tre luftëtarë frankofonë, që shfaqen në një video të postuar në Facebook nga Siria, dyzetetetë orë më parë.
Pika e dytë: sesi lëviznin. Dhe për çfarë. “Rue de la Colline” është një rrugë e heshtur që ngjitet nga “Rue du Palais”, një nga rrugët që ndërpresin Verviers. Në fillim ndodhen një agjenci sigurimesh, një atelie dhe një shkollë baleti. “Terrorristë? S’kam parë asnjë ndonjëherë, s’kam bërë gjë ndonjëherë” hap sytë akoma e terrorrizuar madamë Chantal, me prindër me origjinë nga Lazio jugore. Banon në shtëpinë ngjitur e thotë ato gjëra, që kushdo nga ne do të thoshte nëse do të banonte aty. Pastaj është e vërtetë që lëviznin si lakuriqët e natës. Distanca me qytetin e Brukselit dhe Anderlechtit – me furgon – fluturimet nga e drejt Sirisë (i fundit në tetor 2014); udhëtimet për të rimarrë armë që vinin nga Ballkani dhe nga ish Jugosllavia. Falë “lehtësuesve” çeçenë me lidhje të forta me ish ushtarakët e Europës Lindore.
Ndoshta të premten, me disa episode në mjediset e njërës nga tetë xhamitë e këtij qyteti prej më pak sesa shtatëdhjetëmijë banorësh, pranë kufirit me Gjermaninë edhe Vendet e Ulët. “Kërkoni gjetkë, terrorristët dhe miqtë e terrorristëve nuk kanë aspak të bëjnë me ne dhe me besimin tonë”, thotë imami Franck Hensch, prijësi i komunitetit mysliman lokal. Deri dje ishte i njohur për ujërat e saj Verviersi: por Redwane Hajaoui e Tarik Jadaoun – sipas pohimeve të agjentëve të anti-terrorizmit në Bruksel – donin të derdhej gjak.
Flisnin në telefon. Së bashku me bashkëpunëtorin e tyre, Marwan, “njeriu i brendshëm”. Ishte gjithçka gati, e çimentuar nga amalgama midis dy degëve të celulës: ajo arabo-afrikoanoveriore, dhe ajo çeçene. Të shpjegojmë: Nga trembëdhjetë të dyshuar e të ndaluar në Belgjikë, janë pesë ata të inkriminuar për terrorrizëm e të mbyllur në burg. Të paktën tre – që doli nga hetimet – do të ishin me origjinë nga Republika e veriut të Kaukazit. Atje do të kishin filluar rrugën e tyre drejt radikalizimit dhe trajnimit. Më pas e vazhduar në territoret siriane pranë Alepos. Ku është arritur lidhja e fortë me luftëtarët e huaj afrikano-veriorë. U përqëndruan të gjithë rrotull Brukselit. Ata tre nga Viviers shkonin e vinin. Janë shfaqur si “qytetarë belgë”. I kemi mbajtur të gjithë në mënyrë konstante nën kontroll – thotë një burim që ka patur një rol në operacion. Që kur kanë hyrë nga Siria nuk i kemi humbur kurrë gjurmët e tyre”. Disa elementë të celulës xhihadiste, pas operacionit blic të së enjtes, ia kanë mbathur. Dy ishin drejtuar për në Itali, i kanë arrestuar në Chambery ndërkohë që ishin duke kaluar kufirin e Frejusit. “Ishte pikërisht ajo që donim: t’u vërsulemi – thotë sërish burimi – duke i detyruar të dilnin zbuluar. I kemi ndaluar para se të viheshin në veprim”./La Repubblica/
e.xh./www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button