Bota

Në vendlindjen e Gedafit, bastioni i ri i Kalifit. Terrori tani vjen në dyert e Europës

Screen Shot 2015-11-29 at 22.25.55

Sirte është Raqqa e re. Shërbimet e fshehtë të perëndimin druhen se qyteti ie verilindjes së Libisë, mund të bëhet kryeqyteti i ri i Shtetit Islamik, dy hapa larg Europës.

Prej këtu, Kalifi Abu Bakr Al Baghdadi dhe rrethi i tij më i ngushtë mund të vazhdojnë të mbjellin terror në të gjithë Kontinentin e Vjetër. Dhe nëse do i dëbonin nga Siria dhe Iraku. Alarmin e kanë dhënë dy reportazhe, të botuar në New York Times dhe Wall Street Journal, të cilët japin një panoramë shumë shqetësuese të situatës.

Me Libinë që është bërë tashmë shteti i parë jashtë Irakut dhe Sirisë, ku ISIS qeveris vërtetë. Këtu ka kontrollin në një zonë të gjerë: pikërisht atë të Sirtes, qyteti i lindjes së Gedafit, dhe bastion i ish Raisit. Një rajon që njerëzit e Shtetit Islamik e kanë në dorë jo vetëm falë pranisë së më shumë se 5 mijë militantëve, por që e administrojnë edhe falë veprimit të emirëve që menaxhojnë burimet e të gjithë zonës, dhe duke terrorizuar vendasit, të cilëve u imponojnë sharian. Këtu, jo vetëm është e ndaluar të pish dyhan apo dëgjosh muzikë, por velloja u imponohet të gjithë grave. Në Libi, fytprerësit e ISIS-it pasurohen falë të ardhurave nga nafta, me të cilën vendi afrikano-verior është i pasur.

Megjithatë, shumë para vijnë edhe nga trafiku i imigrantëve. Në këto momente, xhihadistët kontrollojnë 250 kilometra të bregdetit libian, nga qyteti i Abugreinit në perëndim të Sirtes, deri në NAufalia në lindje. “Militantët e ISIS do të synojnë tani edhe më në lindje, ku, sipas burimeve lokale, qyteti i Ajdabias përfaqëson ovjektivin e ri”. Pushtimi i tij do i jepte Kalifatit të zi, kontrollin e një pike strategjike, jetike për kontrollin e vendburimeve dhe impianteve të naftës në jug të qytetit.

Vrasja e Abu Nabil al-Anbarit i dërguar nga Bagdadi në Libi, në një sulm ajror të amerikanëve nuk e ka dëmtuar aftësinë e grupit në vendin afrikano verior. në fakt, këtu ISIS mund të përfitojë gjithnjë e më shumë nga ndarjet që edhe sot e kësaj dite pengojnë krijimin e një qeverie bashkimi kombëtar.

Madje, sipas burimeve nga shërbimet e fshehtë që janë shprehur për NYT, “një prej risqet më të mëdhenj është që grupi drejtues i ISIS, nga Kalifi e poshtë, për t’i shpëtuar ofensivës gjithnjë e më të fortë të avionëve në Raqqa dhe bastionet e tjerë në Siri dhe Irak, të jetë duke u përgatitur me një plan emergjence”. Një tërheqje pikërisht drejt Sirtes, që mund të shndërrohet në qendrën e re të Shtetit Islamik. “Nga Siria dhe nga Iraku – shpjegon Omar Adam, në krye të një prej grupeve kryesorë të militantëve në Misurata – po ndodh një eksod i madh i ldershipit të ISIS, që po vendoset në SIri”.

“Sirte nuk do të jetë më pak se Raqqa”, është ajo që përsërisin shpesh udhëheqësit xhihadistë libianë, që në këto javë, sipas burimeve ushtarake të vendit, janë duke pritur një vërshim rekrutësh të huaj, bashkë me familjet e tyre. “Pastaj, pikërisht Libia – shpjegojnë burime nga shërbimi i fshehtë – po shfaqet kohët e fundit si rruga e preferuar drejt Irakut dhe Sirisë”.

Një thirrje ushtuese nga ana e përgjegjësve kryesorë të Shtetit Islamik dhe rektutuesve të tij në të gjithë botën perëndimore dhe arabe. Panorama është pra, alarmuese. Presidenti amerikan, Barak Obama, ka theksuar kohët e fundit se si një prej zhvillimeve të nevojshme në luftën ndaj ISIS, nga ana e koalicionit ndërkombëtar, është pikërisht ai i të vepruarit me vendosmëri edhe jashtë Sirisë dhe Irakut, duke nisur nga Libia.

Dhe burime perëndimore të shërbimeve të fshehtë shpjegojnë se SHBA dhe Britania e Madhe kanë dërguar në vendin afrikano jugor, komando me detyrën për të mbledhur më shumë informacione në lidhje me zhvillimet në Sirte. Por ndërkohë, gjithnjë e më shumë po dëgjohet zëri i vëzhguesve dhe strategëve ushtarakë në Amerikë dhe vendet e tjerë të Europës, që të mbushet boshllëku, sa i përket zgjidhjeve jetëgjata për të penguar që ISIS të hedhë rrënjë në dyert e Europës./IlGiornale

Bota.al

Leave a Reply

Back to top button