Your Life

Në vetëm 10 fjalë, Winston Churchilli na ka dhënë përshkrimin më brilant të SUKSESIT

Do t’ju bëjë të qeshni; do t’ju bëjë të qani; do t’ju bëjë të mendoni.

Ne synojmë të mendojmë për suksesin si majën e arritjeve. Është ajo që me sa duket përjetojmë sapo marrim gjithçka që mendojmë se duam. Hyjmë në Shkollën e Biznesit të Harvardit. Kompania jonë rishtare kuotohet në bursë. Martohemi me njeriun e ëndrrave tona.

Megjithatë, shënuesit tradicionalë të arritjeve nuk lidhen në të vërtetë me lumturinë. Dhe disa nga njerëzit më të “suksesshëm” kanë përjetuar në mënyrë të përsëritur rënie përtokë.

Mbi pesëdhjetë vjet më parë, Uinston Churchill doli me një përkufizim të suksesit që integron të dy anët e monedhës. Mbetet një nga shpjegimet më inteligjente të konceptit, që janë shprehuar ndonjëherë me fjalë:

“Suksesi është kalimi nga dështimi në dështim, pa humbur entuziazmin”.

Sipas udhëheqësit që ndihmoi Mbretërinë e Bashkuar të kalojë përmes një lufte me nazistët, suksesi nuk ka të bëjë me fitoren. Nuk ka të bëjë me popullaritetin. Nuk ka të bëjë me të qënit Lojtari Më i Vlefshëm.

Ka të bëjë me kalimin nga një dështim në tjetrin… me hijeshi.

Ka dy arsye pse është një shpjegim i shkëlqyer. Së pari, na kujton se suksesi nuk ka të bëjë me atë që keni (ose e arrini), por si jetoni.

Është shumë e lehtë të besosh, në botën tonë moderne, se mund të diplomohesh në një nga 10 shkollat më të mira, të vendosesh përsosmërisht në botën e korporatave ose me kompaninë tënde, të ndërtosh ekipin e përkryer dhe të investosh në aksione perfekte, ose të shesësh kompaninë për miliarda dollarë, ende pa mbushur 27 vjeç.

Kjo është thjesht një fantazi. Po, kjo ndodh për disa njerëz. Një numër të vogël njerëzish. Por nuk është gjë e mençur ta gjykoni veten tuaj, me një standard që ndodh në vetëm 0.0001% të popullsisë.

Plus, sipas Churchillit, nuk do të kishit sukses nëse gjërat do të shkonin VETEM mirë. Perfeksionizmi juaj duhet të shpohet vazhdimisht, që të vëhet vërtetë i fortë. Suksesi i vërtetë është elasticiteti, jo një arritje e jashtme.

Praktikisht, kjo do të thotë të mos shpenzosh javë, muaj apo vite duke ndëshkuar veten për një gabim që ke bërë, një falimentim që ke kaluar, një provë ku dështove ose një nisje që shkoi keq.

Përkundrazi, ka të bëjë me përjetimin e asaj ngjarjeje dhe ecjen përpara – me gëzim. Sepse pjesa e shkëlqyer e shtesës të “pa e humbur entuziazmin”, është se ajo përcakton një nivel të caktuar gjallërie. Ai pranon se ju doni ta merrni jetën shumë seriozisht … dhe se nuk duhet. Ai sugjeron që të adoptoni qasjen: “Ok, nuk funksionoi! Përpara”.

Fakti është se dështimi na bën të ndjehemi keq. Dhe pas disa dështimeve të njëpasnjëshme, është e lehtë të hidhërohesh. Të mbyllësh zemrën, për t’u bërë vetëmbrojtës, të mos ëndërrosh më gjëra të mëdha, për të shmangur dhimbjen e mos arritjes.

Por kjo nuk është sukses. Robin S. Sharma thotë “Mos jetoni të njëjtin vit 75 herë dhe pastaj ta quani jetë”.

Pra: Dole keq në një prezantim? Mëso nga ajo që ka ndodhur, pastaj përsërite me entuziazëm. Keni kaluar një divorci? Bëni terapi, faleni vetveten dhe vazhdoni pa humbur entuziazmin tuaj, për lidhje të tjera dashurie. Ju larguan nga puna ose u detyruat ta mbyllni kompaninë që sapo krijuat? Mërzituni pak, dakord, por më pas kaloni shpejt në kompaninë tjetër, dhe punoni me po aq entuziasëm si herën e parë.

Suksesi nuk është të mos biesh kurrë.

Suksesi është të biesh, të ngrihesh prapë, dhe të vazhdosh të ecësh përpara. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button