Your Life

Nëse dashuria do të ishte një folje, shërbimi ndaj të tjerëve do të ishte veprimi i saj…

Unë përherë flas për dashurinë si një folje. Dashuria është një fjalë vepruese, është aktive, ashtu  si një folje që tregon një veprim aktiv. Nëse atë e konsiderojmë të gjithë si një folje, të shërbyerit ndaj të tjerëve është veprimi. Kjo është arsyeja se pse dashuria dhe shërbimi ndaj të tjerëve duhet të jenë shumë të ndërlidhura bashkë, sepse sot ne flasim për dashurinë, por përkufizimi i saj është shumë ndryshe nga ai që duhet të jetë.

Shërbimi dhe kujdesi ndaj dikujt është mënyra e vetme se si mund të tregohet një dashuri e vërtetë. Nëse dikush të do, duhet të kujdeset për ty, të të tregojë vëmendje dhe të të shërbejë kur ti ke nevojë. Mirëpo të gjithë ne e kemi vënë re se dashuria është tjetërsuar kohët e fundit. Ne u themi: “Të dua” njerëzve që nuk i duam, disa të tjerë e përdorin dashurinë për të përdorur të tjerët për interesat e veta. Ne shpërndajmë kudo dashuri dhe kjo është gjë e mirë, por dashuria është një ndjesi e shenjtë që nuk ka pse të përdoret me persona që realisht nuk i duam.

Por gjëja më kryesore është të duam veten. Këtu nis burimi i çdo forme të dashurisë. Nëse arrijmë të duam mjaftueshëm veten tonë, ne arrijmë të duam dhe ta shprehim më mirë dashurinë ndaj të tjerëve. Nëse ne nuk duam mjaftueshëm veten tonë, nuk kemi për të dashur asnjë person tjetër.

Shumë persona kapen pas paraqitjes së dikujt, pas pasurive materiale të dikujt dhe, të magjepsur, shprehen se ndiejnë dashuri. Kjo është gjëja më e gabuar, pasi me kohën pëson zhgënjimin më të madh. Me kohën kupton se nuk ndjen vërtet dashuri dhe jo vetëm ndihesh bosh përbrenda, por bën dhe dikë tjetër të ndihet tmerrësisht keq. Ne nuk duhet të jemi aq mizorë sa të lëndojmë të tjerët për diçka që mund ta shmangim që në fillim, pasi kjo nuk është dashuri, kjo është ligësi. Ligësia dhe dashuria ekzistojnë si dy pole të kundërta, ndaj nuk duhen ngatërruar me njëra tjetrën…

Leave a Reply

Back to top button