Analiza

Nëse dhe John Kerry përdor fjalën “apartheid” kur flet për Izraelin…

nese dhe john kerrySHBA janë duke humbur durimin.Provojnë dhe riprovojnë të rinisin procesin e paqes në Lindjen e Mesme. Ndonjëherë e bëjnë bindshëm, ndonjëherë sa për sy e faqe. Të shumtë kanë qenë planet e hartuar në këta vite, asnjëherë fitues. Sepse dy protagonistët, izraelitët dhe palestinezët kanë qenë të vendosur në krijimin e problemeve. Të dy palët përdorin pretekste dhe arsye si pengesa. Prandaj nuk është habi që ndërmjetësi të shfryjë. Duke folur në një takim të rëndësishëm, Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka përdorur fjalë që nuk kanë precedentë në marrëdhëniet me shtetin hebraik. “Nëse Izraeli nuk arrin me shpejtësi tek një marrëveshje paqeje, rrezikon të shndërohet në një shtet aparteidi”, si Afrika e Jugut dikur. Një deklaratë e fortë, e shoqëruar me të tjera fjalë edhe më të rënda për politikën e kolonëve në Cisjordani. Më tej, paralajmërimi për rreziqet e një intifade të re kundër izraelitëve. Dhe në fund, një sugjerim që lidershipi i të dy palëve të shfaqet i disponueshëm për një marrëveshje që sot tingëllon e komplikuar. Deklarata e Kerryt është një prej atyre që shkaktojnë dhe ndezin polemikat. Dhe largohet disi edhe nga pozicioni i Obamës, që kur pak kohë më parë iu bë një pyetje për një Izrael-aparteid, tha se krahasimi ishte i pabazë. Në fakt, është një krahasim i formuluar nga ish presidenti Carter. Aspekti tjetër është më personal. Mes Sekretarit të Shtetit dhe Izraelit, marrëdhëniet kanë qenë më të vështira. Në janar, kreu i diplomacisë ishte sulmuar në mënyrë të ashpër nga Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Moshe Yaalon. Ndërsa dje, deklarata e tij është quajtur “jo diplomatike, e padrejtë dhe kundërproduktive”.

Leave a Reply

Back to top button