Horizonti.alMAIN

Nëse do të mund të flisnin planetët…

Nga Annalee Newitz

Në rast do të mund të ndërtonit një planet si Toka, çfarë do të linit jashtë specifikave të projektit? Kjo është pyetja që i drejtova disa shkencëtarëve kur nisa të shkruaj romanin tim të funditThe Terraformers. Është historia e një grupi ekspertësh ndërtimi, që punojnë për një kompani të dyshimtë ndërplanetare të zhvillimit të pasurive të paluajtshme.

Misioni i tyre është të krijojnë një mjedis si ai që ka ekzistuar në Tokën gjatë EpokësPleolitike, 15.000 vjet më parë, për njerëzit që jetojnë ende në trupat e Homo sapiens, dhe që e dëshirojnë atë planet autentik. Por problemi është se nëse po zhvillon një Tokë që është kryesisht për turistët dhe Fetishistët e Pleistocenit, ndoshta duhet të bëni disa modifikime.

Për shembull ta bëni atë pak më pak të rrezikshëm sesa origjinali. Por nuk isha i sigurt se çfarë duhet të ndryshoja, ndaj i telefonova Dejvid Ketling, një shkencëtar planetar në Universitetin e Uashingtonit, dhe autor i librit me titullin intrigues Evolucioni Atmosferikmbi botët e banuara dhe ato ku nuk ka jetë.

E pyeta Ketling se cili do të ishte planeti ideal i gatshëm për terraformersët e mi, duke supozuar se do të doja që të fillonte si një planet i pajetë dhe të shndërrohej gradualisht si Toka. Ai mu duk i patrazuar nga pyetja ime. Pasi e kisha bindur të mos e vendoste

orbitë rreth një xhuxhi të kuq (yllin e tij të preferuar), ai tha se ndoshta mund të ishte një planet rreth një ylli të verdhë, atmosfera e të cilit ishte gërryer nga një përplasje katastrofike.

Kjo është brenda fushës së mundësisë”- më tha ai. Pyetja ime e radhës ishte se sa shpejt mund të ndërtohej një atmosferë e ngjashme me Tokën. Thënë ndryshe:sa breza terraformersësh ngratë do të jetonin dhe vdisnin para se të merrnin frymë atë ajër të ëmbël dhe të ëmbël që përmban 21 për qind oksigjen?

Ketling e pranoi se ndoshta mund të arrijmë atje në atë fazë pas 10.000 vjetësh, për sa kohë që mund të kemi qasje në të gjitha llojet e teknologjive që nuk ekzistojnë ende. Për këtë nuk ka problem, sepse ngjarjet në romanin tim zhvillohen 60.000 vite në të ardhmen, ndaj mund të supozojmë se janë në dispozicion të gjitha llojet e mjeteve për ta bërë këtë punë.

Më pas, mësova se si do të funksiononte korja e planetit sipas projektit të ri. Atreji Gos,gjeofizikante në Institutin Indian të Shkencës në Bangalore, Indi, më siguroi se askush që ka në parim një zgjedhje mbi këtë çështje, nuk do të ndërtonte një qytetërim në një planet me tektonikë pllakash.

Ajo e di shumë mirë këtë sepse ia ka kushtuar jetën studimit se si funksionon tektonika e pllakave. Korja e planetit tonë ndahet në pllaka që lëvizin vazhdimisht në majën e një shtrese magmatike, duke shkaktuar tërmete dhe cunami të paparashikueshëm, plus vullkane qëshpërthejnë papritur dhe në mënyrë rastësore.

Megjithatë, duke parë se çfarë ndodh kur emocionohen inxhinierët, unë mund ti imagjinoja ata duke instaluar një sistem që do të shkaktonte tektonikën e pllakave, dhe më pas në minutën e fundit, njerëzit e marketingut u thonë atyre të mos e aktivizojnë atë.

Gosh më ndihmoi të krijoj një pajisje e cila shtrihet në brendësi të planetit, dhe që mund të nxiste tektonikën e pllakave. Për fatin e gjithë blerësve të pasurive të paluajtshme, ky mekanizëm është ç’aktivizuar plotësisht dhe nuk mund të dëmtojë më askënd. Po. Gjithçka është tërësisht e sigurt.

Megjithatë, për të sjellë në jetë këtë planet, më duheshin ekosisteme,të ishin një imitim i arsyeshëm i habitateve të Tokës gjatë Epokës së Pleistocenit. Por si do të ndërtonte një korporatë e pasurive të paluajtshme ekosisteme që të mund të mirëmbaheshin me sa më pak përpjekje?

Natyrisht, ata do duhet ta projektonin çdo gjallesë për të qenë pjesë e një rrjeti mbikëqyrës mbarëbotëror. Prandaj planeti im është i mbushur me sensorë të vegjël, të biodegradueshëmqë mund të jetojnë brenda qelizave apo që ngjiten pas një grimce pluhuri, dhe të gjitha janë të lidhuranjë rrjet.

Kristin Paejn, shkencëtare e materialeve në Universitetin DjukKarolinën e Veriut, më përshkroi se si sensorët mund të prodhohen nga letra dhe materiale të tjera që do të integrohen plotësisht në sistemet biologjike. Çdo pjesë e planetit tim mund të “bisedojë me tokëformuesit që e ndërtojnë atë.

Bari mund të përshkruajë përmbajtjen e azotit në Tokë, dhe vetë kjo e fundit mund të tregojëproceset e erozionit. Disa nga personazhet e mi mund të lidhen me rrjetin e sensorëve të planetit, duke i lejuar ata që të ndiejnë erën në pemë, apo të kuptojnë kur një ekosistem ështëduke prodhuar shumë karbon.

Mund të flasin edhe kafshët. Personazhet që përdora në këtë roman macet, lopët dhe

Minjtë, kanë mendimet e tyre se çfarë do të donin që të bëhej planeti. Rrjeti i sensorëve i lejon që të gjithë të kuptojnë që në lindje marrëdhënien e tyre me mjedisin. Kur një ekosistem është jashtë ekuilibrit, ata e ndjejnë kë gjë në trupat e tyre.

Për mua, shkrimi i romaneve fantastikoshkencore ka të bëjë me shpjegimin se ku mund të na çojë shkenca dhe teknologjia e jetës reale, dhe më pas me mbjelljen e një dëshire brenda saj. Ndoshta një ditë, planetët tanë do të na tregojnë se si duan që të trajtohen. Dëshira ime është që ne të bëjmë një pazar me ta, ku të biem dakord të mbajmë jetën e njëri-tjetrit. / NewScientist – bota.al

Back to top button