Bota

“Nëse Facebook nuk mund të mbrojë të dhënat, nuk i meriton përdoruesit”. E thotë vetë pronari

Në një intervistë paksa delikate për CNN, Zuckerberg tha se ka preferuar të lejonte të tjerët në Facebook të prezantonin perspektivën e tyre për këto çështje të nxehta dhe për t’u përballur me ankesat gjithnjë e në rritje të publikut.

Fillimi i pjesës së parë të intervistës ishte me prezantimin e Cooper, ku shihej një klip i Aleksandër Koganit, studiues ruso-amerikan që krijoi aplikacionin që i lejoi Cambridge Analytica të futej në të dhënat private të përdoruesve të Facebook pa pëlqimin e tyre.

Segall e hapi intervistën me një pyetje të thjeshtë: “Çfarë shkoi keq?”

Në fjalinë e tij të parë, Zuckerberg tha se Facebook ka refuzuar me forcë gjatë gjithë kohës, duke iu referuar incidentit si “shkelje”.

Gjërat nuk shkuan shumë mirë gjatë intervistës. Duke kërkuar falje, Zuckerberg tha se nëse Facebook nuk mund të mbrojë të dhënat, atëherë nuk e meriton mundësinë për t’u shërbyer njerëzve.

Ai vazhdoi të nënvizojë gjërat themelore që kompania duhet të bëjë për të parandaluar që kjo situatë të vazhdojë. Në të njëjtën kohë, ai i referohej edhe ndryshimeve të mëdha të politikave që Facebook kishte ndërmarrë për të parandaluar vjedhjen e të dhënave në vitin 2014.

Segall pyeti Zuckerberg për masat që kishte marrë Facebook pas zbulimit të shkeljes, duke vënë në dukje se kompania zgjodhi qetësinë për të zgjidhur situatën me Cambridge Analytica.

Zuckerberg, duke belbëzuar herë pas here, u përgjigj se drejtuesit e Facebook u angazhuan për të vënë situatën nën kontroll dhe premtoi një hetim të plotë ligjor të aplikacioneve që kishin qasje të mëdha ndaj të dhënave të përdoruesve.

Ai shtoi se ata nuk duhej ta kishin marrë Cambridge Analytica si të mirëqenë.

Duke iu përgjigjur Segallit për shfrytëzimin e Facebook-ut nga ushtritë ruse, Zuckerberg tregoi mjetet e reja që Amnesty International përdori në 2017 për të bllokuar me sukses manipulimet gjatë zgjedhjeve franceze, duke vënë në dukje se ndërtimi i tyre nuk ishte një shkencë raketash.

Në fund të gjysmës së dytë të intervistës, Zuckerberg duket se u qetësua. Ai dha shpjegime sesi rusët vepruan në platformë, duke pohuar se media sociale dhe digjitale duhet të rregullohet në mënyrën si transmetohen dhe shtypen.

Kur u pyet nga Segall  nëse ai do të ishte i gatshëm të dëshmonte para Kongresit, ai tha se edhe pse është personi që kontrollon Facebook-un, ai nuk ishte personi i duhur që mund t’u thoshte ligjvënësve si të bëjnë punën e tyre.

 “Po ju jeni fytyra e kompanisë suaj”, vuri në dukje Segall.

“Ne dërgojmë njerëzit e duhur për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve…Nëse personi i duhur jam unë, unë do të shkoj. Mendoj se është një pikë në të cilën unë mund të jem personi i duhur për të dhënë përgjigje”, tha Zuckerberg.

Burimi: CNN / Dita

Leave a Reply

Back to top button