Dalja e mundshme e Francës nga Euro mund të rezultojë në default-in më të madh në historinë e borxheve sovrane. Rreth 80% e 2.1 trilion eurove të borxhit publik francez mund të riemërtohet në franga (një frangë për euro), kanë bërë të ditur disa zyrtarë të lartë të Frontit Nacional, për Financial Times. Por a është rivlerësimi i një monedhe i barabartë me një “default”? Pa asnjë dyshim, sipas Moritz Kraemer kreu i “ratings” sovranë në Standard & Poor: “Nuk ka paqartësi në këtë rast. Nëse një debitor ndryshon kushtet e kontratës, duke përfshirë monedhën, shpall paaftësinë paguese (default)”.
Edhe sepse ndryshimi i monedhës ka gjasa që të provokojë një zhvlerësim të fortë të titujve në portofol, gjë që mund të ndodhë në rast të daljes nga Euro të Francës, si thuhet në planet e Frontit Nacional. Me pak fjalë, për mbajtësit e 1,700 miliardë eurove obligacione të qeverisë që janë subjekt i konvertimit të mundshëm, humbja që përvijohet është ajo e lidhur me zhvlerësimin e monedhës së re kombëtare.
Pse vetëm 80% dhe jo i gjithë borxhi francez ka të ngjarë që të konvertohet? Sepse – siç thotë David Rachline, drejtor i fushatës zgjedhore të së djathtës ekstreme – kjo është ajo që është emetuar në bazë të ligjit francez dhe pjesa e mbetur prej 20% janë letra me vlerë të rregulluara nga e drejta ndërkombëtare, dhe për këtë arsye do të mbeten në Euro.
Me afrimin e zgjedhjeve në Francë është shtuar shumë tensioni. /bota.al