Your Life

“Nëse gjithçka do të përfundonte së ekzistuari nesër, çfarë do të mungonte më tepër?”

“Nëse gjithçka do të përfundonte së ekzistuari nesër, çfarë do të mungonte më tepër? Mua do më mungonte dashuria, më shumë se gjithçka tjetër. Do të më mungonin puthjet dhe përqafimet e personave që dua, parfumi dhe të qeshurat e tyre që i ndiej që nga larg. Do të më mungonin momentet e thjeshta, ato që përmenden shpesh si : “Jeta është e përbërë nga momente të tilla të thjeshta”: mëngjesi, krevati, një gjumë i mirë dhe të thënit: “Natën e mirë” djalit tim, njësoj siç më thoshte mua ime më: “Gjumë të ëmbël dhe pafsh ëndrra sa më të bukura”.

Nga momenti që u bëra nënë, e jetoj jetën dhe mendoj për vdekjen në mënyrë komplet tjetër. Kam frikëra që më parë nuk më kalonin në mendje. Këto mendime ndonjëherë më terrorizojnë, por kjo do të thotë të jesh nënë. Duket sikur të sjellit në jetë të një krijese tjetër, më ka dhënë një botëkuptim ndryshe për ekzistencën time.

Momentet e mia të lumturisë ndonjëherë kur i mendoj, janë si një peshë e rëndë brenda meje krahasuar me jetën e vështirë të dikujt tjetër. Për këtë arsye, mundohem të gjej mënyrat për t’i ndihmuar konkretisht të tjerët. Unë dua të jem ndryshimi që dëshiroj të shoh në përditshmërinë time”. – Chiara Ferragni.

Të jesh nënë sigurisht të ndryshon botëkuptimin. Fillon të mos mendosh më vetëm për veten dhe bashkëshortin tënd, por edhe për fëmijët. Mbi të gjitha për fëmijët, për t’i realizuar dëshirat dhe për t’i plotësuar kushtet, në mënyrë që të mos u mungojë asgjë. Dhe sigurisht, kur koha kalon, të tmerron ideja se një ditë do t’i lësh fëmijët të vetëm, të pambrojtur në këtë botë. Të frikëson ideja se si do t’ia dalin ata pa ty, duke pasur përherë në mendje imazhin e tyre si fëmijë të vegjël. Të tillë të duken gjithmonë, edhe pse vitet kalojnë dhe ata rriten…

Back to top button