Thenie

“Nëse i gjykon njerëzit, nuk do të të mbetet kohë për t’i dashur ata”

“Ji falenderues për gjërat që ke; do të përfundosh duke pasur më tepër. Nëse përqëndrohesh tek gjërat që nuk i ke, kurrë nuk ke për të pasur mjaftueshëm”. – Oprah Winfrey

“Ti nuk do të shqetësoheshe aq shumë për atë që mendojnë të tjerët për ty, nëse do të mendoje se sa shumë shqetësohen edhe ata për atë që mendon ti për ta”. – Eleanor Roosevelt

“Koha jote është e kufizuar, ndaj mos e shpenzo atë duke jetuar jetën e dikujt tjetër”. – Steve Jobs

“Nëse po lutesh të bjerë shi, duhet të biesh dakord dhe me baltën, gjithashtu. Ajo vjen bashkë me shiun”. – Denzel Washington

“Ne duhet ta pranojmë një zhgënjim të caktuar, por nuk duhet ta humbasim asnjëherë shpresën”. – Martin Luther King

“Nëse po përpiqesh përherë të jesh normal, nuk ke për ta kuptuar asnjëherë se sa i jashtëzakonshëm je”. – Maya Angelou

“Mos e rezervo më të mirën tënde, atëherë kur rrethanat e kërkojnë atë. Jep gjithmonë maksimumin e potencialit tënd në çdo gjë që bën, dhe ose do të jesh në krye të punës që bën, ose ata nga inati do të të pushojnë nga puna”. – Gabrielle Union

“Nëse i gjykon njerëzit, nuk do të të mbetet kohë për t’i dashur ata”. – Nënë Tereza

“Jepu atyre që do krahë për të fluturuar, rrënjë për t’u kthyer dhe arsye për të qëndruar”. – Dalai Lama

“Formula e lumturisë dhe suksesit është të jesh thjesht vetvetja në mënyrën më të gjallë të mundshme”. – Meryl Streep / bota.al

Leave a Reply

Back to top button