Thenie

Nëse mendoni që telashet s’kanë të sosur, lexoni këto mendime të arta më mirë

Nëse thyen qafën, nëse nuk ke asgjë për të ngrënë, nëse të merr flakë shtëpia, atëherë ke një problem. Çdo gjë tjetër është bezdi

Robert Fulghum

Gjërat e mira që vijnë prej begatisë duhen uruar, por gjërat e mira që vijnë prej vështirësive, duhen admiruar.

Seneka

E vetmja gjë që kapërcen fatin e madh është puna e madhe.

Harry Golden

Një përkulje në rrugë nuk është fundi i rrugës… nëse nuk harron të marrësh kthesën.

Anonim

Vështirësia zbulon gjenialitetin, begatia e fsheh atë.

Horaci

Disa prej dhuratave më të mëdha të Zotit janë lutjet pa përgjigje.

Garth Brooks

Nuk dua një barrë më të lehtë, por shpatulla më të gjera.

Proverbë hebreje

Vështirësia e bën njeriun të mençur, jo të pasur.

Proverbë rumune

E keqja nuk është kurrë e mirë, deri kur ndodh më e keqja.

Proverbë daneze

Nëse gjen një shteg që nuk ka pengesa, ndoshta ai nuk të shpie askund.

Frank A. Clark

Ora më e errët ka vetëm gjashtëdhjetë minuta.

Morris Mandel

Ne do të nxjerrim nga zemra e vetë vuajtjes, mjetet për frymëzimin dhe mbijetesën tonë.

Winston Churchill

Leave a Reply

Back to top button