Bota

Nëse ne largohemi, Europa shpërbëhet

Screen Shot 2016-06-17 at 13.51.39“Kush, sipas jush, është më e frikshme”, shkruante këtë javë Jonathan Freeland në The Guardian. “Presidenti Donald Trump, apo Brexit? Nuk ka një garë. Trumpi në Shtëpinë e Bardhë është një mundësi e frikshme, por ai gjithësesi do të frenohej prej Gjykatës së Lartë dhe prej Senatitdhe mund të largohej prej aty pas katër vjetësh.

Brexit është e një tjetër natyre dhe rendi. Mund ta shkatërrojë Mbretërinë e Bashkuar, duke e shtyrë Skocinë që të shkëputet. Por edhe më serioz është impakti i mundshëm që do të kishte mbi Europën. Frika ime është se, ashtu sikurse BE do të shpërbëhej pa Francën dhe Gjermaninë, po e njëjta gjë do i ndodhte edhe pa Britaninë e Madhe. Europa që tani po vuan nën peshën e krizës së eurozonës. Largimi i njërës pre “tre të mëdhave” do të bënte dëm të madh. Po pastaj? Qindra vite histori sugjerojnë që, nëse vendet europiane nuk janë të lidhur mes tyre, në një sistem që i detyron t’i zgjidhin mosmarrëveshjet përreth një tryeze, ata përfundojnë në luftë – konflikte në të cilët Britania është e futur tashmë. Sigurisht, në lojë janë edhe faktorë të tjerë, por a jemi vërtetë gati të vëmë bast që, 70 vitet e paqes që nga 1945-a, nuk kanë fare lidhje me projektin europian?” /Me shkurtime nga The Guardian – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button