Your Life

Nëse nuk i kuptoni që herët këto 5 gjëra, do të bëni një jetë të mbushur me pendime

screen-shot-2016-11-12-at-15-57-00

1. Ndryshoni mënyrën si i shihni gabimet tuaja.

Gabimet, aksidentet, hapat e gabuar janë një pjesë e madhe e jetës. Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm për këtë, por askush nuk pëlqen që t’i bëjë ato, dhe sigurisht  nuk duam t’i marrim përsipër. Megjithatë, gabimet janë pjesë e nevojshme dhe kritike e procesit të rritjes. E vërteta është kjo: pa marrë parasysh sa i tmerrshëm është gabimi, nëse jeni ende duke marrë frymë, ju mund të shëroheni, të rriteni, dhe të lulëzoi, pavarësisht gabimit.

E vetmja kohë që një gabim është me të vërtetë i dëmshëm, ëstë kur nuk pasohet nga reflektimi, analiza e vetvetes. Pse e zgjodhët atë kurs të veçantë të veprimit? A e injoruat këshillën e urtë të të tjerëve? Nëse po, pse? A keni ndjekur instiktin tuaj? Nëse jo, pse? Ishte vendimi juaj i shtyrë nga një krisje në karakter (dmth lakmia, egoizmi, papjekuria, mungesa e disiplinës apo epshi)? Nëse po, çfarë do të bëni për ta korrigjuar?

Mësoni për t’i parë gabimet tuaja si mundësi për rritjen.

2. Jetni në të tashmen.

Shumica e keqardhjeve burojnë nga të mos qenit të pranishëm në momentin e tashëm. Ne jetojmë në një botë që lëviz përpara me një ritëm të jashtëzakonshëm. Ne mezi kemi shtënë në duar një gjë, kur fillojmë e përpiqemi të kapim tjetrën. Mësoni se si ] të ngadalësoni dhe të jeni plotësisht të vëmendshëm ndaj asaj që po ndodh në tani. Nëse jeni në kolegj, gëzojuni kohës tuaj në kolegj. Jepuni tërësisht ndaj eksperiencës. Shijoni kampusin, konviktin, shokët e fjetores. Mësoni se si të lehtësoni jetën tuaj dhe të ngushtoni fokusin tuaj, në një gjë të vetme. Ju mund t’i keni të gjitha – vetëm se, jo të gjitha në të njëjtën kohë.

Të jetuarit në të tashmen, sigurisht që duhet të bëhet në mënyrë të përgjegjshme. Nuk është në asnjë mënyrë një lejë për të braktisur planifikimin për të ardhmen, duke neglizhuar kursimet për pensionin, apo endjen nëpër jetë pa objektiva. Objektivat janë një pjesë shumë e rëndësishme e suksesit tuaj, por të shijuarit e udhëtimi, është një pjesë shumë e rëndësishme e jetesës.

3. Fokusohuni tek “kush” dhe jo tek “çfarë”.

Nëse vlerësoni atë që jeni, mbi atë që bëni, ajo që bëni do të ketë një ndikim shumë më të madh dhe do të jetë më kuptimplotë në fund. Duke qenë të dashur, të sjellshëm, punëtorë dhe të sinqertë, ju e shndërroni çdo gjë që ju jeni duke bërë, në një sukses. Veprimet tuaja janë një reflektim i asaj që jeni brenda dhe do të rrjedhin natyrshëm, pa u menduar shumë. Njerëzit e mirë bëjnë gjëra të mira dhe kanë shumë pak keqardhje.

4. Shpenzojeni kohën tuaj me mençuri.

Çdo personi në tokë i është dhënë një sasi kohe. Ju nuk mund të blini, të fitoni, apo të prodhoni më shumë kohë. Kur të vijë koha juaj për të shkuar, ju do të shkoni – pikë. Vetëm ky fakt e bën kohën mallin më të çmuar në tokë. Jetojeni jetën tuaj me qëllime, dhe përpiquni të investoni kohën tuaj, duke bërë gjëra që kanë rëndësi, që ju sjellin gëzim, dhe ndikojnë pozitivisht në mjedisin tuaj.

Kaloni kohë me njerëz që kanë rëndësi. Mos kalimi i kohës së mjaftueshme për të kultivuar marrëdhënie domethënëse, kjo është një prej pendesave më të mëdha, që janë shprehur shumica e njerëzve. Mësoni prej tyre.

5. Jetoni me qëllim.

Ka një dallim të madh mes të jetuarit dhe të ekzistuarit. Ata që jetojnë marrin risqe, bëjnë shumë gabime, përjetojnë edhe dhimbje në jetë dhe dështojnë, por ata kanë shumë pak pendesa. Një prej dhuratave më të mëdha që kemi në jetë është aftësia për të zgjedhur. Ju nuk mund të kontrolloni apo zgjidhni gjithë gjërat që ju ndodhin, por ju mund të zgjidhni si të përgjigjeni ndaj atyre që ndodhin. Sjellja juaj, pikëpamja për jetën, vendimi për të dashur apo urryer, falur apo harruar, luftuar apo jetuar në paqe janë nën kontrollin tuaj. Jeni ju që diktoni tonin e përgjithshëm të jetës suaj. HIdhni tutje maturinë dhe zgjidhni të bëni një jetë me qëllim. Nuk do të pendoheni. / www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button