Shendeti

Nëse skuqeni kur pini alkool, ndaleni urgjentisht!

Njerëzit të cilët skuqen kur konsumojnë alkool janë të prirur të vuajnë nga një çrregullim serioz.

Studime nga Koreja e Jugut kanë zbuluar se njerëzit të cilët skuqen në fytyrë pasi konsumojnë disa pije alkoolike janë të rrezikuar nga hipertensioni i cili lidhet me alkoolin, transmeton Telegrafi.

Ky tension i lartë i gjakut – pra e ndërlidhur me konsumimin e alkoolit – mund të jetë shkaktar i atakut të zemrës, të trurit, etj.

Shkaktari i këtij fenomeni është acetaldehidi, toksinë e prodhuar nga alkooli, të cilin e shpërbën mëlçia.

Ata të cilët reagojnë me skuqje ndaj pijes, do të thotë se e shpërbëjnë atë përbërës më ngadalë, gjë që e bën atë të qëndrojë në sistem më gjatë dhe të shkaktojë dëme më të mëdha.

Megjithatë, skuqja e fytyrës nga alkooli dallon varësisht nga gjinia, mosha dhe grupet etnike.

Sipas studiuesve, ky fenomen është më i pranishëm te gratë, te të moshuarit dhe më shumë te aziatikët lindorë sesa te perëndimorët. /Telegrafi/

Leave a Reply

Back to top button