Bota

Nëse Trump i jep fund marrëveshjes bërthamore, “do të shohë mirë reagimin e Iranit”

Duke folur në një intervistë ekskluzive me CNN në Nju Jork natën e së hënës, presidenti iranian Hassan Rouhani tha: “Dalja nga një marrëveshje e tillë do të bartte një kosto të lartë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe unë nuk besoj se amerikanët do të jenë të gatshëm të paguajnë një kosto të tillë të lartë, për diçka që do të jetë e padobishme për ta”.

Rouhani tha se një veprim i tillë nga administrata Trump “nuk do të japë rezultate për Shtetet e Bashkuara, por në të njëjtën kohë do të zvogëlohet besimi ndërkombëtar për Uashingtonin”.

Rouhani tha se Irani ishte i gatshëm t’i përgjigjej mundësisë që Trump të largohej nga marrëveshja; “Duke pasur parasysh se veprimet dhe reagimet e z. Trump dhe politikat janë disi të paparashikueshme, ne kemi menduar shumë kohë për reagimet tona”, shtoi ai.

Ai tha se çdo reagim nga Irani do të vijë ‘shumë shpejt’ dhe ‘ndoshta brenda një jave’, duke shtuar se nëse SHBA dëshiron të rrisë tensionet, “do të shohë reagimin e Iranit”. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button