Enciklopedike

Nesër fundi i botës? Shkencëtari i NASA-s hedh poshtë broçkullat e teoricienëve për Planetin Nibiru

Teoricienët e konspiracionit janë përsëri të bindur se bota do përfundoj  falë planetit misterioz Nibiru.

Nibiru kishte për qëllim të shkatërronte Tokën  më 23 shtator, pasi një numerologist i krishterë pretendonte se do të binte ndesh me planetin tonë.

Pas parashikimeve, shumë po pretendojnë se Nibiru do të shkaktojë tërmete apokaliptike më 19 nëntor që do të shkatërrojnë planetin tonë.

Në përgjigje të thashethemeve, një shkencëtar i lartë i NASA-s ka thënë se ai planet nuk ekziston, sepse nëse ai do ishte real do ta kishte zhvendosur tashmë Tokën nga vendi ku ndodhet.

Dr. David Morrison, një astronom në Qendrën Kërkimore të NASA-s, tha se nëse Nibiru do të ekzistonte do ta kishte nxjerrë hënën nga orbita e Tokës.

Nibiru, ndonjëherë i referohen si Planet X, është një planet i hipotezuar në skaj të sistemit diellor që orbiton diellin çdo 3,600 vjet. Teoricienët e konspiracionit besojnë se ndikimi gravitacional i Nibiru ka ndërprerë orbitat e planeteve të tjerë në sistemin diellor qindra vjet më parë pasi objekti rrethoi diellin./Bota.al/

Leave a Reply

Back to top button