Oferta Netflix është aq e zgjeruar dhe e shumëllojshme, saqë mundet të kënaqë me të vërtetë të gjitha shijet, por nuk ka dyshim se në mesin e shumë serive televizive për të cilat platforma ka të drejtat e shpërndarjes, ka disa që kanë arritur të krijojnë fansa të paepur. Ju mund të përmendni tituj si Orange is the New Black, Stranger Things, House of Cards, por vetëm Netflix e di se cili është produkti më i përhapur në botë. Dhe në orët që kur njoftoi se kishte thyer çdo rekord në tremujorin e fundit, vendosi ta zbulojë atë për abonentët: është Gilmore girls.
Siç është raportuar nga USA Today, në fakt, Gilmore Girls është “gëlltitur” më shpejtë se të gjitha nga publiku, ndonjëherë edhe brenda 24 orësh, duke zënë vendin e parë në klasifikimin amerikan, si dhe atë global.
Vendi i dytë në renditje është Fuller House. Shikuesit e dy serive ishin më të shpejtë në përfundimin e të gjitha episodeve të sezonit të ri të ngarkuar në Netflix, ndërsa më e përfolura, Orange is the New Black përfundoi “vetëm” në pozicionin e dhjetë. Tashmë klasikja House of Cards përfundoi e gjashtëmbëdhjeta.
Po cilët janë fansat më të mëdhenj? Sipas Netflix janë kanadezët. Menjëherë pas tyre vijnë amerikanët dhe skandinavët. / Bota.al