Shkence

NEUROSHKENCE / Njeriu që pa kohën të ndalet

Njeriu qe pa kohen te ndaletDavid Robson

Nisi si një dhimbje koke, por shpejt u bë shumë më e çuditshme. Simon Baker hyri në banjë për të parë nëse një dush i ngrohtë mund t’ia lehtësonte dhimbjen. “Ngrita sytë për të parë kokën e dushit, dhe mu duk sikur pikat e ujit kishin ndaluar në ajër”, thotë ai. “Ato u vendosën në qendër me shpejtësi, brenda disa sekondave”. Aty ku ju do të perceptonit normalisht rrjedhën e ujit si një turbullirë në lëvizje, ai mund të shikonte secilin çurg, varur përballë tij, shtrembëruar nga presioni i ajrit qe nxitonte. Efekti, kujton ai, ishte shumë i ngjashëm me mënyrën sesi lëvizin plumbat në filmat Matrix. “Ishte si një film me shpejtësi të lartë, por i ngadalësuar.”
Ditën tjetër, Baker shkoi në spital, ku mjekët zbuluan se ai kishte pësuar një aneurizëm. Përvoja u zbeh shpejt nga kërcënimi i menjëhershëm për shëndetin e tij, por në një takim pasues, ai i përmendi çfarë i ka ndodhur neurologut të tij, Fred Ovsiew në Universitetin Veriperendimor në Çikago, i cili kishte mbetur i shastisur nga përshkrimet e gjallë. “Ai ishte një djalë shumë brilant, dhe shumë elokuent”, thotë Ovsiew, i cili kohët e fundit ka shkruar për Baker në revistën NeuroCase. (Identiteti i Baker u mbajt anonim, kjo është tipike për studime të tilla, kështu që ky nuk është emri i tij i vërtetë).
Është e lehtë të supozojmë se koha rrjedh me të njëjtin ritëm për të gjithë, por përvoja si ajo e Bakerit tregojnë që rrjedha jonë e vazhdueshme e ndërgjegjes është një iluzion i brishtë, ildisur së bashku nga redaktimi i zgjuar i trurit. Duke studiuar se çfarë ndodh gjatë ngjarjeve të tilla ekstreme, studiuesit janë duke zbuluar se si dhe pse truri luan këto truke – dhe në disa rrethana, ata sugjerojnë, se të gjithë ne mund të përjetojmë shformimin e kohës.
Edhe pse Baker është ndoshta rasti më dramatik, njohuri të përcipta nga një sasi e vogël historish të habitshme të ngjashme mund të gjenden në literaturën mjekësore. Ka raporte për shpejtimin kohës-të ashtuquajtur fenomeni “zeitraffer” – apo edhe përvojat më shumë fragmentare të quajtura “akinetopsia”, në të cilën lëvizja ndalon momentalisht. Për shembull, duke udhëtuar për në shtëpi një ditë, një grua 61-vjeçare njoftoi se lëvizja e mbylljes së dyerve të trenit, dhe pasagjerët e tjerë, i dukej sikur kryhej ngadalë dhe e “copëtuar”, si në “trupa të ngrirë”. Një burrë 58-vjeçar japonez, ndërkohë, duket të ishte duke e përjetuar jetën si në një film të dubluar keq; në bisedë, ai zbuloi që, edhe pse zërat e të tjerëve dukeshin normale, ato nuk ishin në sinkron me fytyrat e tyre. Mund të ketë më shumë raste të pa-raportuara, thotë Ovsiew. “Derisa është një fenomen kalimtar, ai mund të neglizhohet shpesh”.
Përvoja të tilla pothuajse gjithmonë shoqërojnë probleme si epilepsia, ose goditjet në tru. Baker ishte vetëm 39 vjeç në kohën e përvojës së tij, e cila duket të jetë shkaktuar nga një enë e dobësuar gjaku që filloi të rridhte gjak, ndërsa ai transportonte disa kuti të rënda. Rezultati ishte një dëmtim relativisht i madh nervor në hemisferën e djathtë. “Në imazheri, duket sikur ka një puro në kokën time”,  thotë me shaka ai sot.
Gjithësesi përse duhet të ndikojë kjo në perceptimin e kohës nga Baker? Disa të dhëna mund të vinin nga studimet që janë përpjekur për të identifikuar rajonet përgjegjëse për perceptimin tonë të kohës. Me interes të veçantë është një zonë e korteksit pamor, të quajtur V5. Ky rajon, i cili shtrihet drejt kurrizit të kafkës, ka kohë që njihet për zbulimin e lëvizjes së objekteve, por ndoshta ajo ka një rol më të përgjithshëm në matjen e kalimit të kohës. Kur Domenika Bueti dhe kolegët në Spitalin Universitar të Lozanës, Zvicër e shkatërruan zonën me një fushë magnetike, që të godisnin veprimtarinë e saj, subjektet e saj e patën të vështirësi për të bërë dy gjëra: ata u përpoqën shumë për të ndjekur lëvizjen e pikave në një ekran, ashtu siç pritej, por gjithashtu e patën të vështirë për të vlerësuar se për sa kohë u shfaqën disa pika blu.
Një shpjegim për këtë dështim të dyfishtë është se sistemi ynë i perceptimit të lëvizjes ka kronometrin e vet, duke regjistruar se sa shpejt gjërat janë duke lëvizur nëpër pamjen tonë – dhe kur kjo është e ndërprerë nga dëmtimi i trurit, bota qëndron në vend. Për Baker-in, duke u futur në dush mund të ketë përkeqësuar problemin, dersa uji i ngrohtë do të kishte larguar gjakun larg nga truri për tek gjymtyrët e trupit, duke trazuar më tej përpunimin e trurit.
Kjo është vetëm një mundësi; jo të gjithë pacientët me përvoja të shformuara të kohës mund të kenë dëme në v5. Edhe “dhëmbëza” të tjera të “ingranazhit” në aparatin e kohë-mbajtjes së trurit mund të luajnë një rol.
Një tjetër shpjegim vjen nga zbulimi se truri ynë regjistron perceptimet e tij në “fotografi” të veçuara, si kuadrot e një kasete filmi. “Truri i shëndetshëm rindërton përvojën dhe ngjit së bashku kornizat e ndryshme,” thotë Rufin Van Rullen në Qendrën franceze të kërkimit për trurin dhe Perceptimet në Tuluzë, “por në qoftë se dëmtimi i trurit shkatërron ngjitësin, ju mund të shihni vetëm fotografitë.”
Ne të gjithë mund të përjetojmë foton normale të qetë, të thyer herë pas here. Për fillestarët, në qoftë se ju keni parë ndonjëherë makina parakaluese në autostradë, rrotat e tyre mund të duket sikur qëndrojnë në vend. Kjo ndodh për shkak se fotografitë me ndërprerje të trurit dështojnë për të kapur plotësisht lëvizjen e rrotës. Nëse, për shembull, ajo ka bërë një rrotullim të plotë midis çdo “kornize”, kjo do të duket të jetë pikërisht në të njëjtën pozicion në çdo “fotografi”, duke dhënë iluzionin se ajo është e palëvizshme.
Dhe përdoruesit e LSD shpesh raportojnë “gjurmë vizuale” që pasojnë objektet që lëvizin, pak si gjurmët e plumbave në filmin Matrix. VanRullen dyshon se kjo mund të lindi për shkak se truri mbivendos pjesërisht ato fotografi shqisore, në vend që të rifreskojë foton.
Raportet e kohës që qëndron pa lëvizur janë gjithashtu të zakonshme gjatë një aksidenti të rrezikshëm për jetën; në një studim të njerëzve që kishin kaluar pranë vdekjes, më shumë se 70% raportuan ndjesinë se ngjarja ndodhi me lëvizje të ngadaltë. Disa studiues pretendojnë se ato janë thjesht një produkt i kujtesës, derisa emocionet intensive na bëjnë të ruajmë më shumë detaje, kështu që ne besojmë se ngjarja ka zgjatur më tepër. Por sigurisht përshkrimet tingëllojne të afërta me ato të raportuara nga pacientët neurologjikë, duke sugjeruar që mund të ketë disa mbivendosje te pjesëshme.
Për shembull, një person i tha kërkuesve në vitet 1970 se si ai kujtonte shumë të gjallë fytyrën e inxhinierit të një treni gjatë një përplasjeje pothuajse fatale: “Ishte si një film i luajtur ngadalë, kështu që trupat lëvizin me një lëvizje që të shkund – mbaj mend që i fiksova fytyrën “.
Për më tepër, Valtteri Arstila në Universitetin e Turku-t, Finlandë, vë në dukje se shumë nga këto subjekte raportojnë të menduarit e shpejtë e të çrregullt. Ai e përshkroi ndjesinë si një pilot, i cili kishte përballuar një shembje të aeroplanit në luftën e Vietnamit: “kur shtylla e rrotës u shemb mua  gjallërisht mu kujtua, në një kohë të shkurtër, pra rreth tre sekonda, më shumë se një duzinë veprimesh të nevojshme për kthimin e suksesshëm të pamjes së fluturimit “. Nga rishikimi i studimeve të rastit dhe e kërkimit shkencor në dispozicion për këtë çështje, Arstila arrin në përfundimin se një mekanizëm automatik, shkaktuar nga hormonet e stresit, mund të shpejtonte procesin e brendshëm të trurit, për të ndihmuar atë të menaxhojë situatën e jetës ose të vdekjes. “Mendimet tona dhe fillimi i lëvizjeve bëhet më i shpejtë – por për shkak se ne jemi duke punuar më shpejtë, bota e jashtme duket sikur ngadalësohet,” thotë ai. Është madje e mundshme që disa atletë kanë trajnuar veten e tyre me qëllim për të krijuar një shformim të kohës sipas kërkesës: sërfistat, për shembull, shpesh mund të ndreqin këndin e tyre në të qinda të sekondës pasi u duhet të dalin jashtë valëve të pjerrëta, ndërsa uji ngrihet lart.
Për Baker, përvoja ishte një-stakim, dhe pas një operacioni për të hequr enët e dëmtuara, ai ka tani është shëruar plotësisht. Ai mbetet shumë optimist për gjendjen e tij, duke theksuar se në njëfarëlloj mënyre, ajo ka qenë në fakt dobiprurëse. Më parë, ai kishte qenë disi i heshtur, veçanërisht me të panjohurit – një tendencë që kishte qenë madje emërtuar si një paaftësi nga shkolla e tij. Por sot, droja i është larguar – një fakt që është i qartë e i dukshëm, ndërsa ai bisedon i lumtur gjatë bisedës sonë telefonike. “Ishte një ndjesi sikur fjalët më vinin në gojë – unë befas ndjeva detyrimin për të folur”, thotë ai. Ovsiew ka verifikuar raportin me gruan e Baker. “Ajo konfirmoi se ai ishte i qetë, më llafazan, dhe më miqësor në situata shoqërore,” thotë Ovsiew.
Përvoja e ngrirjes së kohës ka qenë mrekulli. “Ishte një shembull konkret se si diçka shumë e lokalizuar në tru mund të ndryshojë tërë perceptimin tuaj të botës,” thotë ai. “Një minutë unë isha në rregull, në minutën tjetër isha në një realitet të modifikuar.” /BBC Future/
Pershtatur ne shqip nga bota.al

Leave a Reply

Back to top button