Enciklopedike

New York City / 14 fakte shumë interesante, për qytetin që s’fle kurrë!

1. Ellis Island

Nga 1889 deri më 1926, mbi 16 milionë emigrantë hynë në portin e Nju Jorkut në Shtetet e Bashkuara. Rreth 30% e amerikanëve mund të gjurmojnë të paktën një paraardhës në Ellis Island.

2. Fati i irlandezëve

Për shkak të problemeve me zinë e bukës së patates dhe probleme politike, deri në 1855 më shumë irlandezë të lindur në Irlandë jetonin në Nju Jork, sesa në kryeqytetin e Irlandës. Qyteti i Nju Jorkut është ende sot shtëpia e më shumë njerëzve me origjinë irlandeze sesa kryeqyteti i Irlandës.

3. Ujëvarat

Parku Kombëtar i Niagara Falls u bë një nga parqet e para në pronësi kombëtare kur Nju Jorku krijoi rezervën e Niagarës në vitin 1880. Të tre ujëvarat tërheqin 10 milionë turistë çdo vit.

4. Energjia e natyrës

Zona e Ujëvarave të Niagarës ka 2 hidrocentrale që janë në gjendje të prodhojnë 2 milionë kilovat energji, e cila është e mjaftueshme për të furnizuar pjesën më të madhe të Nju Jorkut dhe Ontarios jugore, në Kanada.

5. Një rrëfim për pesë qytete

Shumë njerëz gabimisht mendojnë për Manhattanin si tërësinë e Nju Jorkut. Në fakt, Manhattani është vetëm një nga pesë qarqet e Nju Jorkut. Të tjerët janë Bronx, Queens, Brooklyn dhe Staten Island.

6. Fama

Shumë njerëz të famshëm e kanë Nju Jorkun shtëpinë e tyre. Këta përfshijnë Donald Trump, Hillary Clinton, Jennifer Lopez, Mariah Carey, Denzel ëashington, Adam Sandler, Eleanor Roosevelt, Franklin D. Roosevelt, Tom Cruise, Theodore Roosevelt, Maria Callas, Ualt Uhitman, dhe shumë të tjerë.

7. Arrati nga burgu

Në vitin 1970, rebelimi më i dhunshëm në burg që ka ndodhur ndonjëherë në SHBA u zhvillua në Institucionin Korrigjues Shtetëror të Attikës në Nju Jork. Të burgosurit ishin në gjendje të merrnin kontorllin mbi burgun dhe të mbanin zyrtarët dhe punonjës të tjerë burgu në këmbim të shpërblimit. Kur trazira kishte përfunduar, 33 të burgosur dhe 10 oficerë kishin humbur jetën gjatë akteve të dhunës.

8. “Merci!”

Republika Franceze i dha Statujën e Lirisë SHBA-së në vitin 1885, si dhuratë që përkujtonte 100 vjetorin e pavarësisë së SHBA dhe vazhdimin e miqësisë mes dy shteteve. Statuja u transportua në më shumë se 300 copa, në 214 arka, dhe u deshën 4 muaj për t’u montuar në vendin e saj të tanishëm, në ishullin Bedloe të Nju Jorkut.

9. Qyteti-Shtet

Nëse Nju Jorku do të ishte një vend i vetëm, do të renditej si ekonomia e 16-të më e madhe në botë, duke qenë pak më e vogël se ekonomitë e Kanadasë dhe Spanjës. Ekonomia e Nju Jorkut është ekonomia e dytë më e madhe në SHBA.

10. Ka flori në ato rrugë

Banka Federale e Rezervës së Nju Jorkut zotëron rezervën më të madhe të arit në botë. Kasaforta ndodhet 70 metra poshtë nivelit të rrugës dhe përmban mbi 80 miliardë dollarë flori.

11. U ble për 950 dollarë

Kolonët holandezë e blenë Manhattan Island, duke e quajtur atë Nju Amsterdam, nga indianët vendas në shekullin e 17, siç raportohet nga një letër e shkruar nga Peter Schaghen drejtuar udhëheqësve në Holandë. Letra përmend se ishulli ishte blerë për 60 guilders, por mungojnë disa informacione të rëndësishme, si përshembull dokumenti zyrtar i blerjes. Besohet se ishulli ishte blerë për 24 dollarë amerikanë, por kur u përshtat me inflacionin shifra ishte në të vërtetë më pranë 950 dollarë.

12. Selia e perandorisë

Nju Jorku ishte kryeqendra e parë e Shteteve të Bashkuara kur u ratifikua kushtetuta. Xhorxh Uashington u betua si presidenti i parë kushtetues i SHBA në ballkonin e Bashkisë së vjetër.

13. Shtëpia e lirisë

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Presidenti Franklin D. Roosevelt solli mbi 1000 refugjatë për të qëndruar në një strehë refugjatësh të Holokaustit, të quajtur Safe Haven. Refugjatët ishin nga të mbijetuarit e kampeve të përqendrimit që zotëronin aftësi që do të kontribuonin për strehën e refugjatëve. Presidenti premtoi gjithashtu se refugjatët do të ktheheshin në vendet e tyre pas përfundimit të luftës, por shumë prej familjeve qëndruan në SHBA përgjithmonë.

14. Salut, Hallo, Ciao, Shalom, Ni Hao, Hola

Më shumë kinezë jetojnë në Nju Jork, se sa në çdo qytet tjetër jashtë Azisë. Dhe më shumë hebrenj jetojnë atje se çdo qytet tjetër jashtë Izraelit. Një dëshmi për multikulturalizmin e qytetit. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button