Bota

New York Times për Erdogan: Armiqësor me të vërtetën

Screen Shot 2015-05-25 at 22.50.24Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan kërcënoi të përditshmen njujorkeze “New York Times”.

Duke u bërë thirrje prestigjiozes amerikane të mbajë vendin e saj, Presidenti turk e cilësoi të paturpshëm një editorial të botuar kohët e fundit në këtë të përditshme.

I revoltuar Erdogan shkruan: “Kush je ti, një “editorial kritik” i administratës amerikane? Nëse ështe kjo, atëherë do të marr masat e duhura”-citon Presidentin Erdogan, e përditshmja turke “Hurriyet”.

Në një artikull të datës 22 Maj, “New York Times” shkruante se Erdogan, ka censuruar median për një kohë të gjatë, duke e cilësuar madje presidentin, gjithmonë armiqësor me të vërtetën. Shtetet e Bashkuara, aleatë të tjere të Turqisë dhe NATO, duhet t’i kërkojnë atij që t’i japë fund iniciativave shkatërruese-shkruhej në editorialin e njujorkezes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close