Horizonti.al

Nga erdhi Syri i Saharasë?

Screen Shot 2016-05-26 at 12.35.38

Me një diametër 25 millje, Syri i Saharasë është kaq i kollajtë për t’u dalluar nga hapësira, saqë astronautët e përdorin për të vlerësuar vendndodhjen e tyre. Formacioni rrethor shkëmbor njihet edhe si struktura Richat dhe ndodhet në shkretëtirën e Saharasë në Mauritani, aty ku rrezaton një ngjyrë të purpurt në blu, mes panoramës ku mbizotëron ngjyra kafe. Vëzhguesit fillimisht besonin se ishte krater i shkaktuar nga përplasja e një meteori, por studime të kohëve të fundit thonë tjetër gjë. Teoria më e besueshme është se ajo është thjeshtë strukturë gjeologjike: një mal që është gërryer nga natyra me kalimin e kohës. Qendra e Syrit konsiston nga gurë sedimentarë ndërkojë që skajet rrethore përbëhen nga kuarcite paleozoike, që i rezistojnë gërryerjes. Dyshohet se kubeja është formuar një milionë vite më parë si rezultat i shkëmbit të magmës që shkonte drejt sipërfaqes./bota.al

Leave a Reply

Back to top button