Shendeti

Nga kripa tek alkooli, 5 hapa për një dietë të shëndetshme

Ndryshoni ushqimin, zvogëloni konsumin e kripës, disa vajra dhe yndyra, kufizoni konsumin e sheqerit dhe shmangni alkoolin: ja cilat janë pesë sugjerimet që Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) jep për të përballuar vitin e ri me një dietë të shëndetshme, e cila na ndihmon për të luftuar infeksionet dhe për të shmangur probleme të tjera shëndetësore, të tilla si obeziteti, diabeti, sëmundjet e zemrës.

Për të pasur një dietë të ekuilibruar, është e rëndësishme të hani një përzierje ushqimesh me bazë si gruri, misri, orizi, patatet, bishtajoret, pemët dhe perimet e freskëta dhe ushqimet me origjinë shtazore (si mishi, peshku, vezët dhe qumështi).

Është më mirë të preferoni kokrra të plota, dhe nëse doni një meze të lehtë do të ishin mirë edhe perimet e papërpunuara, kikirikët, arrat e pakripura dhe frutat e freskëta. Për të reduktuar kripën, që shumica e njerëzve në botë konsumojnë dyfishin e dozës së rekomanduar ditore (ekuivalente me një lugë çaji), OBSH rekomandon që ta përdorni atë me moderim gjatë gatimit dhe për të zvogëluar përdorimin e salcave të kripura dhe erëzave, shmangni snacks me kripë dhe nëse hani fruta të thata, zgjidhni variantet pa kripë dhe sheqer të shtuar. Është gjithashtu një lëvizje e mirë që të mos vendosni kripë dhe erëza në tavolinë dhe të kontrolloni etiketat e ushqimit.

Për të ulur yndyrnat në gjak, sidomos trans, sugjerimi në këtë rast është të zëvendësoni gjalpin me vaj të farës së lirit, kallamit, misrit, lulediellit dhe shafranit, të hani mish të bardhë dhe peshk, të përdorni avullin në vend të skuqjes. Ndërkohë që për të zvogëluar sheqernat, shpesh të fshehura në ushqime dhe pije të përpunuara, konsumi i pijeve të gazuara dhe të ëmbla duhet të jetë i kufizuar, siç janë lëngjet e frutave dhe pijet energjetike, si dhe nuk duhet t’u jepni fëmijëve ushqime me sheqer.

Dhe së fundi, edhe alkooli nuk mund të jetë pjesë e një diete të shëndetshme: “Nuk ka nivel të sigurt për konsumimin e tij, – përfundon OBSH, – për shumë, madje edhe sasi të vogla mund të përbëjnë një rrezik serioz për shëndetin”. Duhet ta shmangni nëse jeni shtatzënë, duke ushqyer me gji, duke vozitur dhe nëse probleme shëndetësore ose nëse merrni ilaçe që mund të ndërveprojë me alkoolin. / Gazeta Shqip

Leave a Reply

Back to top button