Kinema & TV

Nga Leonardo (DiCaprio) tek Leonardo (da Vinci)

Nga Leonardo DiCaprio tek Leonardo Da Vinci. Një sfidë e re për fituesin e Oscar me filmin “The Revenant”: ai do të interpretojë filmin biografik për gjeniun toskan. Paramount ka fituar ankandin për të drejtën e autorit për të bërë një film mbi shkencëtarin dhe piktorin, rrëfyer me detaje në librin e Valter Isaacson, i cili ka mbledhur dhe analizuar dëshmitë e rralla dhe ditarët e Leonardo Da Vincit.

Pas fitores së ankandit disa milionë dollarë, Paramount ka menduar menjëherë Leonardo DiCaprion për të interpretuar Leonardo da Vincin, që gjithashtu do të jetë një prodhues në film me kompaninë e tij të prodhimit Appian Way. Një lidhje mes të dyve Leonardove që duket se është shumë e largët, pasi në fakt, ylli i Hollywood i detyrohet për emrin e tij pikërisht gjeniut toskan. Nëna Irmelin Indenbirken ndjeu një goditje në bark, kur ishte shtatzënë, gjatë një vizite në Muzeun e Uffizit në Firence, përballë një pikture të Da Vincit. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button