Kinema & TV

Nga ‘Mad Sam’ te ‘Iceman’: 6 njerëzit më vdekjeprurës në historinë e mafias

Screen Shot 2015-12-16 at 18.24.23Vrasësit dhe gangsterët mund të duken ‘cool’ nëse i sheh në filma apo seriale televizive, por nëse i has në jetën e përditshme, bën mirë t’ia mbathësh.

Më poshtë vjen një renditje e njerëzve më vdekjeprurës në historinë e mafias.

Renditja është bërë nga FBI në bazë të numrit të vrasjeve që këta mafiozë kanë kryer, bazuar në dokumentat zyrtarë.

1.Abe ‘Fëmija i Mbapshtë’ Reles. Një vrasës i organizatës mafioze “Murder, Inc.”. Konsiderohej si një ndër vrasësit me pagesë më vdekjeprurës në vitet ’40. Përgjegjës për dhjetra vrasje të provuara, dhe shumë të tjera të pazbuluara. I shpëtoi dënimit me vdekje pasi spiunoi shokët e tij.

2.Sam De Stefano, i njohur si “Sami i Çmendur”. Agjentët e FBI-së e konsideronin si vrasësi më mizor dhe gjakatar për shkak të torturave që ushtronte ndaj viktimave të tij. Ka qenë me probleme mendore dhe luhatje të shpeshta humori. Përgjegjës për dhjetra vrasje dhe pengmarrje në Chicago.

3.Frank Abbandando, pjesë e “Murder, Inc.”. Vrasës me pagesë që vriste viktimat e tij me goditje thike në zemër. U ekzekutua në 1942 pasi e spiunoi një koleg për një vrasje të kryer në 1937.

4.Harry “Pittsburgh Phil” Strauss. Edhe ky pjesë e “Murder, Inc.”. Sipas FBI-së ka vrarë më shumë se 100 njerëz, por mendohet se ka vrarë mbi 500. Metodat e tij ishin të ndryshme. Therje, mbytje me duar apo mbytje në ujë.

5.Roy De Meo, pjesë e familjes Gambino. Sipas FBI-së ka vrarë më shumë se 200 vetë ndërsa ishte pjesë e botës së krimit. Mjeshtëria e tij ishte vrasja enjerëzve dhe zhdukja e trupave. Pjesa dërrmuese e viktimave të tij nuk u gjetën kurrë.

6.Richard Kuklinski, i njohur si “Njeriu i Akullt”. Një vrasës me pagesë i kontraktuar nga familja mafioze De Cavalcante në Nju Jork. FBI bëson se ai ka vrarë të paktën 250 meshkuj. /TemA

Leave a Reply

Back to top button