Shkence

Nga materia, tek antimateria: a janë këto, të vetmit përbërës materialë të natyrës?

A ekziston ndonje forme e re e materies ne natyre, duke perjashtuar lenden dhe antilenden?

Zbulimi i antielektroneve ne vitin 1933 nga Andersoni, i cili duke studiuar rrezet kozmike, vuri re se kur keto kalojne nga nje fushe e fuqishme magnetike, shfaqen gjurme te nje grimce te re te paidentifikuar me pare, jo vrimes se parashikuar nga Diraku. Kjo grimce ka masen sa te elektronit dhe ngarkese te njejte por pozitive, ne kete kuptim shpesh pozitroni quhet dhe antielektron.

Megjithese pozitronet u identifikuan ne fillim ne rrezet kozmike, shpejt u arrit te prodhoheshin ne laborator nga bombardimi i fleteve metalike me rreze gama (γ).

Nje kuant gama (γ) duke goditur berthamen e atomit transformohet ne nje çift elektron-pozitron: γ–> (e-) + (e+).

Elektroni duke u goditur me elektrone te tjera ngadalesohet, ndersa pozitroni duke u ndeshur me elektrone te tjera “anihilohet”, ne kuptimin qe duke u bashkuar me nje elektron jep kuante: (e+) + (e-) –> γ.

Μe zbulimin e antielektroneve lindi pyetja, nese vertet ekzistojne dhe antiprotonet, grimca me ngarkese negative dhe me mase sa te protonit?

Studiuesi Emilio Segre ishte i pari qe vrojtoi antiprotonin ne vitin 1955. Antiprotonet e sapo zbuluara duke kaluar neper lende, rikombinohen me protonet duke dhene kuante (γ) dhe grimca te tjera elementare.

Shpejt u gjeten dhe grimca te tjera me mase sa te neutronit, qe rikombinohen me neutronet dhe transformohen ne energji dhe grimca te tjera. Meqe Antineutronet jane grimca te pa elektrizuara, ndryshimi ndermjet neutroneve dhe antineutroneve shfaqet ne tendencen e tyre per t’u anihiluar.

Me zbulimin e antielektronit, antiprotonit dhe antineutronit shihet qarte se shume thjesht mund te ndertojme sistemin e antiatomit, nje organizim i lendes, me nje trajte te tille qe do ta quajme antilende. Nese antilenda bie ne kontakt me lenden, shoqerohet me nje shperthim te fuqishem duke çliruar sasi kolosale energjie, te pa krahasueshme me energjine termonukleare.

Supozoni sikur ne do te mund te arrinim te shfrytezonim energjine qe perftohet nga lenda dhe antilenda ose me keq akoma per ne njerezit, nese do te mund te ndertonim nje bombe berthamore te perftuar nga anihilimi i lendes me antilenden? Gje e cila nuk duhet uruar qe asnje shkencetar te arrije ta realizoje, per hir te paqes dhe mbijeteses se races njerezore!

Jo me kot Albert Einstein thote: “ … Zoti nuk luan me zara!”

Kur behet fjale per antilenden hasim probleme te shumta si ne astronomi, ashtu dhe ne kozmologji.

Nese gjithesia eshte e ndertuar vetem prej lendes se zakonshme apo ekzistojne diku aty-gjetke sisteme yjore e galaktika te ndertuar prej antilende?

Nese antilenda do ish e dendur neper universin tone, anihilimi i saj do te prodhonte rrezatime shume te fuqishme. Problemi i ekzistences, diku ne Univers, te galaktikave te organizuara ne formen e antilendes mbetet ende nje teme e hapur per diskutim. Zgjidhja e ketij problemi do te perbente sigurisht nje nga sukseset me kryesore te astronomise dhe kozmologjise.

Problemet thellohen me shume nese supozojme sikur gjate formesimit te Big-Bang, te kishnim dhe nje lende te trete e cila do te ishte si pjese e bashkeveprimit te lendes me antilenden. Nese ne gjendjen fillestare te formimit te Big-Bang do te kishim masa te barabarta te antilendes me lenden, sigurisht qe anihilimi i te dyjave nuk do te mund te formonte asnje materje, perveç rrezatimeve te fuqishme. Pra, Universi s’do te ekzistonte. Supozojme sikur te ekzistonte lenda dhe antilenda ne masa te ndryshme. Ajo do te mund te prishte ekuilibrin e reaksioneve berthamore brenda shkakut se Big-Bang. Ekuilibri luan rol paresor ne te gjitha reaksionet nukleare, atehere si do te mund te kene ndodhur reaksionet berthamore fillestare brenda Big-Bang?

Duke qene qe kemi dhe grimca prej antilende dhe keto te fundit kane qene pjese e formesimit te Big-Bang, lend nuk mund te jete modeli i vetem per te kuptuar sesi kan rrjedhur etapat e krijimit gjate shperthimit te madh! Atehere nese lenda dhe antilenda anihilohen si do mund te kontrollohej nje reaksion i tille bashkeveprimi qe na çon drejte nje rruge shkaterrimi? Besoj perveçse nje agjenti te trete fizik ne natyre, asgje s’do te munde te krijohej apo te formohej gjate Big-Bang!

Gjithmone duhet te ekzistoje nje ekuilibrues natyror, i cili do te bente te mundur ruajtien e ekuilibrave natyrore te kuanto-botes dhe makro-botes.

Fabiol Kurti

Leave a Reply

Back to top button