Analiza

Nga sulmet e 1991-shit deri sot, Iraku është makthi amerikan. Që zgjat më shumë se se Vietnami

Screen Shot 2015-02-12 at 10.22.47

“Lufta e Tretë e Gjirit nisi në javën e dytë të shkurtit 2015”. Ndoshta kështu do të rrëfejnë historianët, pas disa vitesh, fillimin e aktit të tretë të luftës që SHBA i shpall terrorit islamik.
Një luftë që për nga kohëzgjatja e ka lënë pas tashmë në klasifikim atë të Vietnamit (58 mijë ushtarë amerikanë të vrarë në 15-vjecarin nga 1960 deri në rënien e Saigonit në 30 prill 1975) dhe për të cilën sot, asnjë analist nuk është në gjendje të parashikojë zhvillimin dhe fundin e saj.
Gjithmonë nëse një fund është arsyeshmërisht i parashikueshëm, dhe nuk do të na duhet të mësohemi me idenë e luftës së së paprecedentë: një luftë botësh të papajtueshme, ku nuk fitohet dhe nuk humbet, po ku të gjithë “rezistojnë”; dhe megjithëkëtë një konflikt në të cilin, ndryshe nga “Lufta e Ftohtë” (edhe atje përballeshin dy botë të papajtueshme) njerëzit vdesin me të vërtetë.
Akti në themel të Luftës së Tretë është propozimi i dërguar dje nga Barack Obama në Kongresin amerikan, për të kërkuar autorizimin për përdorimin e forcës ushtarake kundër Shtetit Islamik. Një entitet i cili përbën një “rrezik të madh për popullin dhe stabilitetin e Irakut, Sirisë, të gjithë Lindjes së Mesme dhe për sigurinë kombëtare të Amerikës”.
Në tekstin e kërkesës, Shtëpia e Bardhë kërkon autorizimin për operacione që përjashtojnë “një ofensivë të gajtë me trupa nga toka” dhe e kufizon angazhimin në tre vite. Një formulë e paqartë, sic shihet, e cila nuk përjashton përdorimin e trupave tokësore, sic rekomandojnë gjeneralët e Pentagonit, por që synon një kompromis me qëllimin që të sigurojë mbështetjen e demokratëve dhe republikanëve. Aty ku të parët i druhen idesë së një përshkallëzimi (a e mbani mend Saigonin?) dhe të dytët nuk duan të përjashtojnë përdorimin e trupave tokësore, bashkë me snajperët amerikanë, duke qenë se pa trupat nga toka, sic na e mëson edhe teoria ushtarake më fillestare, luftërat nuk mund të fitohen.
Nëse duam ta rrëfejmë që në zanafillë, këtë luftë që nuk ka fund, duhet të kthehemi pas në kohë në 2 gushtin e vitit 1990, data e fillimit të Luftës së Parë të Gjirit Persik, që kishte si qëllim të rikthente sovranitetin e emiratit të vogël të Kuvaitit, i cili ishte pushtuar nga trupat e Sadam Huseinit. Që atëherë, mes operacioneve ushtarakë të fshehtë, zonat e ndalim fluturimit, dhe embargot, amerikanët nuk e kanë braktisur asnjëherë skenën, duke reshtuar një seri suksesesh taktikë dhe mos-suksesesh strategjikë që, ashtu si në kohët e Vietnamit, kanë shkaktuar turbullirë të madhe në një opinion publik që nuk i ka harruar asnjëherë fantazmat e Saigonit.
Por, me Luftën e Dytë të Gjirit (mars2003-dhjetor2011) që synonte të hiqte nga skena Sadam Huseinin dhe regjimin e tij, kriza në Lindjen e Mesme është acaruar më shumë, duke ndërruar lëkurë dhe duke u transformuar rrugës në një luftë kundër “pushtuesve”, një kontekst i cili tingëllon pikërisht si një deja vu e Vietnamit. Luftë e cila që në krye të herës parashikohej të përfshinte një konflikt mes komponentit sunit, i mbetur jetim tashmë pas Sadamit dhe atij shiit, i mbrojtur dhe armatosur nga Teherani. Deri në versionin hiperterrorist, i përgjakshëm dhe në mënyrën e tij “patriotik” të ISIS-it: një ide, një flamur (i ziu i Kalifatit) në gjendje që të inkurajonte frymën kryengritëse, antiperëndimore, e si pasojë antidemokratike të mijëra të rinjve myslimanë të shpërndarë nëpër botë, të mbetur tashmë pa Osama bin Ladenin dhe në kërkim të një identiteti. Të bindur se vetëm terrori i shpatës dhe i kamës do ta ndalë “Satananë  emadh” dhe lakejtë e tij.
Akti i tretë, ai që u hap dje nga Obama rrezikon të jetë më i vështiri. Do të kushtojë të tjerë të vdekur (15 mijë, sipas Cbs, janë të vdekurit amerikanë në Afganistan dhe Irak) dhe disa miliarda dollarë të tjerë. Një luftë e vështirë të fitohet; por që do i lejojë Perëndimit të “rezistojë” përballë presionit të ekstremistëve me kallashnikovë, kordha dhe smartphone. /Il Giornale/
www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button