Motivuese

Nga vjen lodhja e një nëne? Mungesa e gjumit nuk është arsyeja e vërtetë. Bëni mirë ta lexoni këtë material…

Një nënë dukej tepër e menduar dhe bashkëshorti e saj e pyeti se çfarë po mendonte. “Asgjë me rëndësi, – ia ktheu ajo. – Po mendoja se si po ia kalojnë fëmijët tek gjyshërit”. Mirëpo kjo nuk ishte aspak përgjigjia e vërtetë e pyetjes së tij. Truri i asaj nëne ishte duke menduar për diçka ndryshe gjatë gjithë kohës, si truri i çdo nëne në botë.

Ndërkohë në mendjen e saj lundronin një sërë mendimesh, që nga pagesa e kujdestares së vajzës, tek ushqyerja e fëmijëve, tek puna që akoma nuk e kishte dorëzuar. Ndërkohë mendonte edhe për djalin e vogël që ishte ende një fëmijë dhe duhet të dinte, nëse kishte nevojë për ndonjë vaksinë, për rroba të reja, për këshillat e saj. A po i mundonte fëmijët e saj diçka në kohët e fundit?

Ndërkohë lavatricja ishte duke përfunduar procesin e saj. Duhet të nxirrte rrobat, ndërkohë që nuk dinte ku t’i nderte për t’u tharë. Teli ishte i mbushur i gjithi me rrobat e dimrit dhe nuk kishte vend për të vendosur aty dhe çarçafët që ishin larë tashmë.

E kishte marrë malli dhe për fëmijët e saj. Ata kishin ditë nga gjyshërit, kishin folur edhe në telefon dhe u kishin thënë prindërve se ishin mirë, por kjo gjë nuk e qetësonte mendjen e saj si një nënë. Truri i saj do të ishte përherë i ngarkuar me mendime. Dhe kjo është ngarkesa dhe lodhja e një nëne. Ajo mund të flejë mjaftueshëm gjumë, por këto mendime që e mundojnë përditë trurin e saj, kanë për ta lodhur gjithmonë e më shumë çdo nënë. Ne mund të dëgjojmë që të thonë, “po hë se punët e shtëpisë bën”, por nuk është kaq e thjeshtë. Ato punët e shtëpisë janë të lodhshme. Meraku për fëmijët, për bashkëshortin, për prindërit, për ndonjë të afërm të sëmurë, e lodh një nënë. E mundon atë.

Nëse një nënë nuk mendon për fëmijët, për ushqyerjen e tyre, për vaksinimin, për plotësimin e kushteve të tyre, kush do ta bëjë? Nëse një nënë nuk mendohet se si ta bëjë bashkëshortin e saj të ndihet i çlodhur kur vjen nga puna, atëherë kush do ta bëjë? Nëse një nënë nuk kujdeset për pastërtinë në shtëpi, kush do ta bëjë këtë gjë? Këto janë arsyet se pse ato janë të lodhura gjatë gjithë kohës, por këto janë dhe arsyet se pse nënat janë një mrekulli e vërtetë. Këto janë arsyet se pse nënat janë të pazëvendësueshme, sepse mund të mbajnë shumë gjëra brenda vetes dhe sërish të duket sikur asgjë nuk po ndodh brenda tyre.

Mirëpo, pavarësisht gjithçkaje, duhet që edhe ju nënat të flisni për ato që ndjeni. Mos u mërzisni nëse puna juaj nuk bie në sy, por shprehuni për gjithë ngarkesën mendore që keni. Kur dikush t’ju pyesë: “Çfarë ke? Çfarë po të mundon?”, flisni me sinqeritet. Mos i mbani mendimet tuaja stresuese vetëm për vete. Flisni me të tjerët dhe do të ndiheni më të çliruara.

Leave a Reply

Back to top button