Shkence

Ngjyra mund të “kurdisë” orën e brendshme të trupit tuaj

Screen Shot 2015-08-17 at 08.27.37

Përveçse mund të ofrojnë sfondin e përsosur për pushime romantike, ngjyrat e mrekullueshme të perëndimit mund të jenë një sinjal për trupat tanë që të “kurdisin” orët e brendshme. Eshtë fakt i njohur prej kohësh që drita luan një rol kyç në drejtim të ritmit cirkadian – ciklin 24-orësh që ndikon në gjithçka, që nga ciklet e gjumit, tek oreksi. Tani, një ekip në Universitetin e Manchesterit ka zbuluar se ndryshimet në ngjyrën e dritës mund të përcaktojnë orën e brendshme të minjve, një zbulim që ata mendojnë se mund ta vërtetojnë edhe tek njerëzit.

“Eshtë hera e parë që ne kemi qenë në gjendje të testojmë teorinë që ngjyra ndikon në orën e trupit tek një gjitar. Ka qenë gjithmonë shumë e vështirë të ndash ndryshimin e ngjyrës nga ndryshimi i dritës. Ne ia dolëm duke përdorur mjete të reja eksperimentale”, tha kreu i kërkimit, Tim Brown. “Më e rëndësishmja në studimin tonë është se të njëjtat konkluzione mund të gjejnë zbatim edhe tek njerëzit. Kështu që, teorikisht, ngjyra mund të përdoret për të manipuluar orën tonë, gjë që mund të vlejë për punëtorët apo udhëhtarët që duan të minimizojnë ndryshimin e orareve nga një kontinent në tjetrin”./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button