BotaMAIN

Ngurrimi i BE-së për t’u zgjeruar, po e vë në rrezik Ballkanin

Nga Leon Hartwell &Kaitlyn Lee

Center for European Policy Analysis

Bashkimi Evropian po flet prej 18 vitesh mbi zgjerimin e kufijve të tij në jug dhe lindje me 6shtetet e Ballkanit Perëndimor. Samiti i kësaj jave në Brdo të Sllovenisë midis BE-së dhe vendeve aspirante – Serbia, Kosova, Bosnje Hercegovina, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut – duhet të ofrojë një lloj perspektive se kur mund të hyjnë ato në klubin kryesor ekonomik të Evropës.

Në fakt, agjencia Reuters raporton se BE-ja planifikon të heqë dorë nga premtimi i saj për anëtarësim të garantuar të vendeve të rajonit në union. Raporti thotë se vendet anëtare nuk po bien dot dakord as të përsërisin gjuhën e përdorur në samitin e Selanikut vitin 2003, që deklaronte se “BE-ja përsërit pa mëdyshje për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. E ardhmja e Ballkanit është brenda Bashkimit Evropian”.

Është normale që në prag të samiteve të rëndësishme të BE-së të dalin njoftime të kundërta,ndërsa zyrtarët e vendeve anëtare grinden prapaskenë. Në fakt mosmarrëveshje të tilla tregojnë mënyrën se si BE i kryen punët e veta. Por dallimet mbi zgjerimin e unionit Ballkanin Perëndimor janë aq të thella, dhe distanca midis pozicioneve kundërta aq e madhe sa blloku mund ta ketë të vështirë të arrijë një kompromis bindës.

Shtetet e Evropës Veriore si Franca, Holanda dhe Danimarka refuzojnë të miratojnë anëtarësimin e vendeve ballkanike, pasi parashikojnë një fluks të ri të punëtorëve emigrantë, të cilët sipas asaj që ata argumentojnë, u keqmenaxhuan aq shumë në vitet 2000 sa që kjo gjënxiti edhe tërheqjen e Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Shumica e 20 milionë qytetarëve të rajonit të Ballkanit, e cilësojnë debatin brenda BE-së si një pranim të thjeshtë të asaj që skeptikët e kanë besuar prej kohësh. Sipas një sondazhi të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, 36 për qind e qytetarëve në këto vende besojnë se nuk do të arrijnë kurrë integrimin në BE, me 50 për qind të serbëve dhe 44 për qind të boshnjakëve që kanë këtë pikëpamje pesimiste.  

E megjithatë, ka arsye për të pasur shpresë. Së pari, pavarësisht ulje-ngritjeve të shumta, 62 për qind e njerëzve në rajon janë ende në favor të anëtarësimin në BE, me një mbështetje veçanërisht të lartë në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë. Kështu, ideja e hyrjes nëBE mbetet një karotë e rëndësishme, e cila mund të vazhdojë të stimulojë vazhdimin e reformave, të paktën në disa kryeqytete.    

Së dyti, krahu ekzekutiv i BE-së dhe shumë shtete anëtare, janë ende pro pranimit të këtyre shteteve ballkanike në union. Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, që vizitoi pak kohë më parë rajonin, shkroi nëTwitter:“Unë mbështes çeljen zyrtare të negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, sa më shpejt të jetë e mundur. Ju do të jeni pjesë e BE-së. Nuk bëhet fjalë nëse, por kur”.

Ndërkohë, Financial Times raportoi më 2 tetor se Sllovenia, që mban aktualisht presidencën e radhës së BE-së, po kërkon që Brukseli të japë një premtim konkret për të pranuar të 6 vendet në BE deri në vitin 2030. Ndërsa u tha se ky propozim tronditi disa nga shtetet anëtare, ai tregon se rajoni ka miqtë e tij brenda BE-së.

Së treti, joshja e BE-së në Ballkanin Perëndimor është e padiskutueshme. Bashkimi Evropian është partneri më i madh politik, ekonomik dhe tregtar në Ballkan, dhe jep grante dhe hua të konsiderueshme, siç është Plani i saj Ekonomik dhe Investues prej 30 miliardë eurosh, që do të zbatohet gjatë 7 viteve të ardhshme.

Për ekonomitë më pak të zhvilluara, perspektivat e anëtarësimit në këtë bllok të madh do të jenë gjithmonë joshëse. BE-ja përfaqëson një joshje të fuqishme, jo vetëm sepse ofron perspektiva shumë të mëdha ekonomike, por edhe sepse anëtarësimi lidhet me miratimin e vlerave thelbësore demokratike, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut, respektimin e pakicave,dhe një sërë mekanizmash llogaridhënie (edhe pse vendet anëtare ekzistuese të BE-sëpërjetojnë ndonjëherë prapambetje demokratike, siç e kemi parë në Hungari).

Ndërkohë, mungesa e një rruge të qartë drejt anëtarësimit, rrezikon paralizimin e elitave politike të Ballkanit Perëndimor, me një ndjenjë distancimi që buron nga kuptimi se ata nuk mund të ndikojnë dot në të ardhmen e tyre.

Ndaj është në interesin e të gjithëve, dhe sidomos të BE-së, për të cilën Ballkani përfaqëson oborrin e shtëpisë, që vendet e rajonit të ndjekin reformat që kanë nisur për të promovuar kushtetutshmërinë demokratike. Rreziku është ai i një alternative ku shtetet shkojnë më tej drejt axhendave nacionaliste ose autokratike.

Luftërat e shpërbërjes së Jugosllavisë në vitet 1991-1995 dhe Lufta e Kosovës në vitet 1998-1999, janë një shembull i spikatur në këtë aspekt. Po ashtu shtetet ballkanike mund të tundohen ta kthejnë kokën nga lindja drejt Rusisë dhe Kinës. Dhe disa prej tyre e kanë bërë tashmë këtë gjë.

Presidenti serb Aleksandar Vucic është një mbështetës i hapur i Kremlinit. Gjithashtu ai promovon në mënyrë aktive argumentin se marrëdhëniet më të forta me Kinën do t’u shërbejnë më mirë serbëve, dhe e vë në dyshim integrimin në Bashkimin Evropian.

Vitin e kaluar, serbët shprehën mbështetjen më të madhe për rritjen e tregtisë dhe investimeve me Rusinë,dhe Kinën që renditej e dyta. Ndërsa këto ndjenja të serbëve ndaj vendeve lindore ishin më të forta se sa tek fqinjët e saj, kjo gjë mund të ndryshojë në të ardhmen.    

Nga ana tjetër, lidhjet e forta ekonomike me Rusinë dhe Kinën kanë problemet e tyre. Për shembull, një raport i kohëve të fundit nga Qendra për Studimin e Demokracisë zbulon se ka “një përkeqësim të standardeve të qeverisjes”, e cila përkon me një rritje të aktiviteteve kineze në Serbi, Bosnje Hercegovinë dhe Malin e Zi.

fakt, investimet kineze shpesh nxisin shkeljen e standardeve të qeverisjes, dhe fuqizojnëoligarkët. Ndërkohë ka edhe alternativa të tjera ndaj BE-së. Kështu,Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia, po promovojnë aktualisht mini Shengenin” – një zonë e tregtisë së lirë brenda tre vendeve që do të fillojë të funksionojë që nga janari i vitit 2023, e quajtur zyrtarisht “Ballkani i Hapur”.

Ka një presion të madh që kësaj nisme ti bashkohen edhe Bosnja, Kosova dhe Mali i Zi. Ndoshta veprimet e BE-së do t’i shtyjnë edhe këto të fundit në krahët e “Ballkanit të Hapur”, ku është gati e sigurt se Serbia do të luajë një rol dominues.

Ndërsa nisma tilla rajonale janë të orientuara në përgjithësi drejt zhvillimit ekonomik, ato nuk promovojnë domosdoshmërisht demokracinë, llogaridhënien dhe sundimin e ligjit. Një gjë është e sigurt: rast se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk mund t’i bashkohen dot BE-së, e ardhmja e Evropës do të duket më e zymtë.

BE-ja duhet të jetë e qëndrueshme dhe jo e turbullt në lidhje me mesazhin e saj mbi anëtarësimin e mundshëm të këtyre vende, në mënyrë që të mos e humbasë aftësinë e saj për të ndihmuar në ndërtimin e një Evrope të bashkuar, të lirë dhe në paqe.

Back to top button