Djali në foto quhet Nicolò. Ai ka lindur në Cremona në vitin 1993. Ishte një fëmijë i vetmuar. Ai lexonte,lexonte shumë. U rrit me gjyshërit e tij, të cilët i mësuan gjërat më qesharake, hante biskota kur e ndiente, vraponte zbathur në kopshtin e shtëpisë.
Kur ishte 5 vjeç, dyqani i prindërve të tij u grabit. Mami dhe babi i tij qanin të dëshpëruar. Nicolò shkroinjë histori, në të cilën fliste për hajdutin. E rilexonte, ndihej krenar për veten, por prindërit nuk e pëlqyen atë histori. Ata nuk donin që të publikohej gjëkundi.
Nicolò po rritej. Shkolla nuk i pëlqentë shumë. Mësuesit e pranonin hapur se me ato nota që kishte, nuk do të shkonte gjëkundi. Në shtëpi i bënin fjalë përherë, por ishte e kotë. Dështoi në shkollë. Mamaja dhe i ati sigurisht ishin të dëshpëruar.
Pavarësisht kësaj, ai ishte i dashuruar me një vajze që nuk i interesonte ai dhe në fund i thyen zemrën. Nicolò ndihej i përulur, i dukej vetja dështak dhe vazhdoi të gjente strehë vetëm tek romanet që lexonte. E kalonte kohën e tij në libra. Ndihej totalisht bosh, aq sa dëshironte të arratisej nga Italia.
Ishte viti 2013, kur Nicolò publikon gjithë gjërat e tij në internet. Shiti këpucë, bluza, video lojëra, krevate marinari, paketoi çantën e shpinës dhe foli me prindërit e tij: “Përshëndetje mami, përshëndetje babi, ju përshëndes! Do të shkoj në Indi të jem vullnetar në një jetimore”.
Nicolò nuk kishte asnjë interes për fëmijët, apo për shoqërinë. Ai thjesht dëshironte të arratisej nga vendi i tij, i cili ndjente sikur e mbyste atë. Mbërriti në një fshat të vogël në anën tjetër të botës. Ai e ndjente veten protagonist të ndonjë prej romaneve të tij të dashur. Realiteti që e rrethonte ishte akoma më i vështirë se ne Itali. Varfëri, prostitucion, dhunë. U ndje i tronditur.
Detyra që i caktuan ishte që t’u mësonte anglisht fëmijëve. Ai as nuk dinte nga t’ia fillonte, duhet të mendonte diçka. Muajt kalonin. Nxënësit e tij të vegjël filluan ta adhuronin, ndërsa Nicolò mësoi historinë e secilit prej tyre. Filloi t’i pëlqente ajo punë dhe një mbrëmje ai telefonoi në shtëpi duke u thënëprindërve: “Përshëndetje ma, nuk do të kthehem në Itali. Kam shumë për të bërë këtu”.
Nicolò shkroi libra, mblodhi fonde për të ndërtuar një konvikt, pagoi shkollën dhe universitetin për fëmijët e tij, themelon një OJQ dhe në vitin 2020, Nicolò Govoni vetëm 27 vjeç, ishte kandidat për çmimin Nobel për Paqen.