Shendeti

Një analizë gjaku mund të zbulojë 10 lloje të kancerit. Por a është gati të gjejë zbatim?

Një analizë gjaku është premtuese për zbulimin e shumë llojeve të kancerit, madje edhe në fazat e hershme të sëmundjes. Gjatë studimit shkencëtarët kanë zbuluar se analiza mund të gjente 10 lloje kancerash dhe se ishte 80-90% e saktë për disa lloje. Gjithsesi nevojiten më shumë kërkime përpara se mjekët të jenë në gjendje ta përdorin këtë analizë tek pacientët e tyre, – shprehen ekspertët. Studimi përfshiu pacientë që ishin diagnostikuar me kancer; nevojiten studime nëse analiza mund të zbulojë kancerin në fazën e tij të hershme, para se njerëzit të diagnostikohen me këtë sëmundje. Ky studim i udhëhequr nga “Cleveland Clinic Taussing Cancer Institute” do të prezantohet në 4 qershor në takimin e përvitshëm të American Society of Clinical Oncology në Çikago.

Analiza e gjakut për kancer.

Analiza e njohur ndryshe si biopsi e lëngshme kërkon për copa (pieces of DNA) AND-je që lëshohen nga qelizat e kancerit në gjak. Studimi i ri analizoi mostrat e 878 njerëzve që ishin diagnostikuar më parë me kancer dhe 749 njerëz që nuk kishin kancer. Pacientët me kancer ishin në faza të ndryshme të sëmundjes.

Analiza funksiononte më mirë për kancerin e vezoreve duke e kapur në 90% të pacientëve që e kishin. Analiza gjithashtu zbuloi kancerin e pankreasit në 80%, kancerin hepatobiliar në 80%, linfomën në 77%, mielomën e shumëfishtë (kancerin e rruazave të bardha) në 73% dhe kancerin kolorektal në 66%. Analiza ishte më pak e saktë për kancerin e mushkrive, ezofagut, kokës dhe qafës duke patur një saktësi prej 50-60% Takabe, udhëheqësi i këtij studimi thotë se megjithëse numri i pacientëve që morën pjesë ishte 1600, numri i pacientëve me disa lloje kanceri ishte pothuaj i vogël; vetëm 10% e pacientëe kishin kancer të ovareve, çka flet për një tjetër kufizim të këtij studimi. Takabe u shpreh se kjo analizë ka potencial për të zbuluar kancerin shumë shpejt. Pjesa më e madhe e praktikës mjeksore bazohet tek një ankesë; fillimisht raportojmë për diçka që nuk shkon në organizëm. Emocioni i këtij studimi lidhet me biopsinë e lëngshme tek pacientë që nuk shfaqin absolutisht asnjë simptomë, por që kanë diçka në gjakun e tyre  që mund të hamendësohet për një kancer.  Disa kërkues kanë kritikuar idenë e biopsisë së lëngshme sepse është e paqartë, nëse kapja e kancerit herët mund të zgjatë jetën e personit. Gjithsesi krijimi i teknologjisë për të kapur sëmundjen shumë herët çon në zbulimin e masave që vërtetë mund të zgjatin jetën, kur këto sëmundje kapen herët. / Livescience – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button