Analiza

Një botë e trazuar

Screen Shot 2015-06-11 at 09.17.15

Globi rrotullohet në një sekondë në internet, por harta jonë mendore, është ndalur tek ajo që na kanë mësuar, tek kultura që na është “skalitur”. Nuk ka kohë (dhe dëshirë) për t’u thelluar në zakonet, pra e gjykojmë botën me dylbinë e kulturës perëndimore, filoamerikane, pseudokatolike, konsumiste, pakëz dekadente. Dhe sa herë të tjera përpiqemi që ta fusim në “shportën” tonë, që nga futbolli deri tek spageti

Fabio de Visintini

Sigurisht, duhet të përpiqemi të jemi objektivë dhe të mendojmë se ka qenë gjithmonë e tillë, por thjeshtë nuk ishim të vetëdijësuar! Hapësira brenda të cilës mund të njihje dhe lëvizje ishte e kufizuar, një herë e një kohë, ndërkohë që sot pothuajse nuk ka fare sekrete dhe çdo qoshe e botës është e arritshme, për të përfunduar në faqe të parë, duke filluar nga tragjeditë e saj.

BKT Reklama

Një katastrofë natyrore në Taxhikistan, një masakër në Burkina Faso, pa e ditur madje se ku t’i gjesh në hartë, të paditur për historinë dhe popujt, si janë dhe çfarë besojnë.

Globi rrotullohet në një sekondë në internet, por harta jonë mendore, është ndalur tek ajo që na kanë mësuar, tek kultura që na është “skalitur”. Nuk ka kohë (dhe dëshirë) për t’u thelluar në zakonet, pra e gjykojmë botën me dylbinë e kulturës perëndimore, filoamerikane, pseudokatolike, konsumiste, pakëz dekadente. Dhe sa herë të tjera përpiqemi që ta fusim në “shportën” tonë, që nga futbolli deri tek spageti.

Mendërisht kemi mbetur tek perdja e hekurt që u rrëzua në fundin e viteve ’80, ku Praga dhe Republika Ceke janë një vend i lindjes (në realitet për ne është në veri, domethënë në qendër të Europës), ku dimë me saktësi gjithçka për Presidentin e SHBA, atë francez apo anglez, por nuk dimë kush qeveris Slloveninë (këtu pranë), as cili është kryeqyteti i Bullgarisë (anëtare e BE), vetëm 1000 km larg nga Italia.

Edhe më shumë nevojitet të reflektojmë se çfarë dimë realisht për qytetërimet e shpërndarë nëpër globin tonë, kur lëshohemi në gjykime dhe vlerësime me parametra të brendshëm absolutë. Djepi i qytetërimit ishte në Persi, mes Irakut dhe Iranit, i zhvendosur dhe zhvilluar më vonë në Greqi, për të mbërritur deri në Romë. Në veri kishte vetëm barbarë. Edhe Kina kishte evoluar 2000 vjet më parë, ndërkohë që në Amerikë nuk kishte asgjë: si kanë ndryshuar gjërat, duket një qytetërim i përmbysur në kohë. Po a jemi të sigurtë që historia nuk ka vlerë?

Persët flasin arabisht? Më mirë ta shmangim pyetjen, do të bënim figurë të keqe. Ndërkohë për ne, pasi kemi kapërcyer perden e hekurt, nuk ka dallim në vlerë mes shteteve, gjuhët mbivendosen, por gjykimi ynë e gjen gjithësesi mënyrën për t’u shprehur. Irani na prezantohet si një vend i tërhequr, i rrezikshëm, integralist… më pas, një ditë, sheh që kombëtarja e tij e volejbollit e mund më shumë se një herë Italinë. Po si… nuk luajnë zbathur, dhe kanë megjithatë palestra?! Të stërvitur nga Julio Velasco, i famshëm për zotësinë, e mbi të gjitha për inteligjencën: po çfarë bën në Iran? Ndoshta nuk po na tregojnë të vërtetën.

Jemi mësuar të jemi rojtarët e botës, të vigjilojmë dhe të eksportojmë demokracinë në çdo cep dhe me çdo mjet, por faktet na tregojnë se ky ekuilibër është kapërcyer dhe se qeveritë jodemokratike ndjekin ekonomitë e kapitalit, duke e ndarë binomin demokraci-kapitalizëm. Autokracia komunitare kineze, ajo paternaliste ruse dhe ajo tribale e sheikëve të Gjirit Persik, janë qeveri të fuqishme dhe në rritje të plotë, me të cilat duhen bërë llogaritë për të ruajtur një ekuilibër ndërkombëtar.

Duhet të mësojmë të përdorim syze të tjera për të parë gjërat me perspektiva të ndryshme, kështu nuk do të na duhet të presim 100 vjet për të kuptuar se indianët ishin viktima dhe jo xhelatë, që ne europianët kemi kolonizuar Afrikën duke i zhvatur burimet natyrore, për ta lënë më pas në mjerim dhe luftë civile (ende s’kemi mbaruar!). Në vend të ankohen, kërkojnë shpëtimin duke kaluar detin me mjete të pamundura. Ndoshta do të kuptojmë se qeveritë laike, edhe pse jo demokratike, janë një zgjidhje më e mirë se Islami në krye të pushtetit politik. Ose ndoshta do të vazhdojmë ta shohim botën nga dhoma e ndenies në shtëpinë tonë, duke mësuar prej televizionit dhe atyre që gjykojnë nga ekrani se cilët janë të mirët dhe cilët janë të këqinjtë, të indinjuar për autoritarizmin e Putinit, mizorinë e kinezëve, maskilizmin e arabëve. Të rehatuar në divanin dekadent, me ndeshjet tona dhe politikanët tanë gjithnjë të vëmendshëm për të prekur kordat e duhura të dinjitetit tonë dhe të kulturës sonë të supozuar. /Marrë nga revista “Genius”

Bota.al

Leave a Reply

Back to top button