“Ata që kanë kaluar një dhimbje të madhe, arrin t’i dallosh menjëherë. Një dhimbje e vërtetë, e madhe, e fortë, është një ndjesi që lë përherë gjurmë në jetën tonë. Mund ta dallosh menjëherë dikë që ka qenë larg vdekjes vetëm një centimetër; dikë që pak kohë më parë ishte fëmijë, por që jeta iu transformua menjëherë dhe u detyrua të rritej; dikë që edhe pse vitet kalojnë dhe vuajtjet i shtohen, sërish di të mos i shprehë ato, duke menduar se të tjerët nuk do t’i kuptojnë.
Persona të tillë i dallon menjëherë jo sepse janë budallenj, por sepse sado ta fshehin dhimbjen, prapë bien në sy. Unë nuk duroj dot ata që me justifikimin e dhimbjes, bëhen më të këqinj. Jo, përgjigjia e njëpersoni të fortë ndaj një vuajtjeje të madhe, është mirësjellja. Kush ka vuajtur me të vërtetë, nuk i lëndon asnjëherë të tjerët, nuk bën dëm, qëndron i vëmendshëm dhe vëzhgon. Nëse mundet, ai e shmang lëndimin e të tjerëve dhe kur nuk mundet, preferon të lëndojë veten e tij”. – E. Galiano
Është mjaft e vështirë ta fshehësh një situatë, problem apo vuajtje të madhe. Mund të përpiqesh pamasë, ama sytë, zëri, reagimet, mund të të nxjerrin menjëherë zbuluar. Nëse e sheh në sy dikë të lënduar, e kupton qartazi se është gati t’ia plasë të qarit nga momenti në moment, por sërish mundohet ta mbajëveten. Nëse i flet, zëri i tij duket sikur dridhet, ama prapë nuk e jep veten, sepse ende njerëzit mendojnë se duke e shfaqur dhimbjen, duken më të dobët. Do të duhet kohë që kjo mendësi të ndryshojë, ama nëse ne mundohemi, mund ta ndryshojmë atë. Ndrydhja e vetes nuk e zbeh dhimbjen, përkundrazi e bën atë më tëvështirë për ta përballuar.