Shkence

Një eklips diellor ndihmoi për ta bërë Ajnshtainin të famshëm

eklips

Në vitin 1915, Ajnshtaini botoi teorinë e tij të relativitetit të përgjithshëm, sipas të cilës fushat gravitacionale shkaktojnë shtrembërime në hapësirë-kohën. Për shkak se ishte një rishkrim i guximshëm i ligjeve të fizikës, teoria mbeti kontroverse deri në maj 1919, kur një eklips diellor i plotë ofroi kushtet e duhura për testuar pretendimin e tij se një objekt super i madh – në këtë rast Dielli – do të shkaktonte një kurbë të matshme të dritës që kalon tek ai. Duke shpresuar që të vërtetonte një herë e mirë teorinë e Ajnshtainit, astronomi anglez Artur Edington udhëtoi në bregun e Afrikës Perëndimroe dhe fotografoi eklipsin. Pasi analizoi fotot, ai konfirmoi se graviteti i diellit kishte shmangur dritën me 1.7 ark-sekonda – pikërisht ashtu si parashikonte relativiteti i përgjithshëm. Lajmi e bëri të famshëm Ajnshtainin brenda natës. Gazetat e përgëzuan si trashëgimtarine  Isak Njutonit dhe ai nisi udhëtimet nëpër botë duke dhënë leksione për teoritë e tij mbi kozmosin. Sipas biografit të Ajnshtainit, Uolltër Isakson, në gjashtë vitet pas eklipsit të 1919-ës, mbi 600 libra dhe artikuj u shkruajtën për teorinë e relativitetit të përgjithshëm./bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button