Shkence

Një “Enigmë” e vërtetë ajo e deshifrimit

DTIJ-BLETCHLEY-15.jpg Enigma CodeEshtë makina shifruese më e famshme e historisë, e përdorur nga gjermanët gjatë Luftës së Dytë Botërore. E ngjashme me një makinë shkrimi me dy tastiera (njëra me dritë), me peshë afro 30 kilogramë, relativisht e lehtë për t’u transportuar, Enigma ishte shpikur në vitet njëzetë nga një inxhinier gjerman me origjinë holandeze, Arthur Scherbius, për nevoja tregtare. Suksesi i tij i madh do të tërhiqte shpejt vëmendjen e forcave të armatosura që vendosën ta përshtasin pasi i kishin bërë disa modifikime. Origjinaliteti i Enigmës qëndron në kombinimin e tre rotorëve të vegjël me gërma të koduara, që zhvendosen pas cdo të rëne të tasteve. Kështu, nëse me një tastierë shtyp gërmën z, në tastierën tjetër shfaqet një gërmë krejt tjetër rastësore e zgjedhur nga rotorët. Enigma ka gjithashtu një sasi të madhe sistemesh përshatjeje dhe secili rotor mund të zëvendësohet me ingranazhe të tjerë si dhe sekuenca të reja gërmash. Nazistët nuk do të dyshonin asnjëherë që makina e tyre “e përsosur” ishte penetruar në fakt nga britanikët në kuadrin e të famshmit Projekti Ultra, që dëshirohej aaq shumë prej Churchillit, për të thyer kodet e armikut. Në Bletchley Park, matematicienë gjenialë, si Alan Turing iu futën zbulimit të mistereve të Enigmës, duke vënë në punë me këtë rast kompjuterët e parë të historisë (Colossus) si dhe duke i bërë një shërbim të madh vendit (nëse lufta e nëndetëseve gjermane do të neutralizohej, për shembull, kjo ndodhi sepse anglezët, falë Ultra do të njihnin paraprakisht rrugët e ndjekura nga komandantët gjermanë).

Leave a Reply

Back to top button