Magazine

Një foto e Billy the Kid, që po intrigon Amerikën

Në fotografi prej 10 dollarësh, që mund të vlejë miliona

Një avokat, Frank Abrams pa e ditur ka blerë një fotot të rrallë në një treg të sendeve të vjetra, që ekspertët thonë se tregon “Billi the kid”  bashkë me njeriun që do ta vriste. Billi the kid ka qenë një kriminel mjaft i njohur në historinë amerikane dhe mendohet se është i dyti nga e majta, në rreshtin e dytë. Burri në të djathtë është Pat Garret që shpejt do të bëhej sherifi i kontesë së Linkolnit dhe historia vazhdon me vrasjen e kriminelit në një dhomë të errët. Burrat shfaqen në një lloj fotografie sa pëllëmba e një burri, e stampuar mbi një fletë metali që ishte shumë e përhapur në fund të shekullit 19 dhe tregon një realitet të anasjellë nga e majta në të djathtë. Në vitin 2011, kurAbramsi e bleu pa veçse një grup prej 5 burrash që dukeshin si lopçarë. E bleu për 10 dollarë dhe e vari në një dhomë, ku me shaka u thoshte miqve se ishte Jesse James. Një foto e ngjashme, në të cilën tregohej Billi the kid duke luajtur kroket me miqtë, në vitin 2015 u vlerësua me 5 milionë dollarë. Ky fakt e motivoi Abramsin ta shihte më me imtësi foton e tij. Ai iu kthye  google-it dhe u përqendrua mbi burrin në të djathtë dhe tha: “O zot! Ky është Pat Garret!”

Pastaj ai filloi të interesohej për burrin me kockën e tiroides së dalë. Këtë foto ia tregoi një eksperti të kësaj fotografie. Sipas tij kjo foto është realizuar mes viteve 1875 dhe 1880. Gjithçka përputhet, rrobat, armët e zjarrit. Sipas ekpsertëve Garret dhe Billi bashkë më dy të tjerët ishin miq që luanin kumar. Para se Garret të bëhej sherf u tha: “Nëse ju e lini New Mexico-n, nuk do t’ju ndjek, por nëse ju rrini në këtë territor, pavarsisht se kush jeni, më duhet t’ju ndjek.” Kjo kishte ndodhur kur ishte realizuar fotoja. Kur u bë realisht sherif, Garreti e kapi Billin, por i jashtëligjshmi u arratis e vrau dy agjentë. Garreti u vu sërish në ndjekje. Historia rrëfen se në vitin 1981 Garreti ishte në Fort Summer për një vizitë tek një mik i kriminelit, kur Billi shfaqet papritur.

Burrat s’mund ta shihnin njëri-tjetrin, por Garreti e njohu zërin e Billit dhe e qëlloi në vend. Në vdekjen e tij NewYork Times do ta përshkruante si elegant, të pashëm dhe të moderuar në sjellje. Me sy blu ai ishte tërheqës dhe ata që e shihnin për herë të parë u dukej si një viktimë e rrethanave. Pavarsisht pamjes së tij të pafajshme, Billi ishte me të vërtetë një nga karakteret më të rrezikshme që kishte vendi. Ai u bë i famshëm në luftën e kontesë së Linkolnit në vitin 1978, një zënkë e gjakshme mes fraksioneve në territorin e New Mexico-s. Thuhet se kur vdiq ishte 21 vjeç. Ka patur gjithmonë debat dhe njerëzit thonë se ka qenë pjesë e një konspiracioni. Njerëzit nuk bien dakord  as për motivet e tij, për numrin e njerëzve që ka vrarë ai ose grupi i tij, madje as edhe për vdekjen e tij në Font Summer. Abrams shprehet se është një privilegj të kesh diçka të tillë. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button