Shkence

Një gjumë, dhe hormonet hyjnë menjëherë në qarkullim

Në shumë drejtime, edhe gjumi është një mister i lidhur me temën e ndërgjegjes: në fakt, kur flejmë, pushojmë së kuptuari gjërat që ndodhin. Përshtypja është që ndërlidhja e neuroneve hyn në një fazë amullie, duke lënë në hije shqisat dhe vetëdijen për botën që na rrethon. Por a është vërtetë kështu? Sipas një studimi të kryer nga ekspertë të Universitetit të Uiskonsinit, kur flejmë rajonet që rregullojnë perceptimin, reflektimin dhe veprimin, hyjnë në gjendje pezulli. Impulset nervore që janë normalisht përcjellës gjatë gjendjes zgjuar, kur biem në gjumë ngecin, duke penguar kështu aktivizimin e neuroneve specifike. E ashtuquajtura “shkëputje cerebrale” është megjithatë thelbësore, e adoptuar nga organizmi për të lënë pushim organet, si dhe për t’i lejuar metabolizmit që të rregullojë shpërndarjen e hormoneve. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button