Personazhe

Një histori e mrekullueshme, shumë prekëse, e Tomas Edisonit dhe nënës së tij

Screen Shot 2016-06-28 at 09.41.57Një ditë, Tomas Edisoni erdhi në shtëpi dhe i dha të ëmës në dorë, një copë letër. “Ma dha mësuesja”, i tha ai nënës. “Dhe më tha të ta jap vetëm ty në dorë”.

Sytë e nënës së Tomas Edisonit u mbushën me lotë teksa i lexonte letrën me zë të lartë të birit: “Djali juaj është gjeni. Kjo shkollë është shumë e vogël për të, dhe nuk kemi mjaftueshëm mësues të mirë për ta mësuar. Ju lutem mësojeni vetë”.

Shumë vite më vonë, pasi nën e Edisonit kishte vdekur dhe ai ishte tashmë një prej shpikësve më të mëdhenj të shekullit, një ditë ishte duke rrëmuar mes sendeve të familjes. Krejt papritur gjeti një letër të palosur, në qoshen e një sirtari, në një tryezë. E mori dhe e hapi. Në letër ishte shkruajtur: “Djali juaj është i sëmurë mendërisht. Nuk do e lejojmë që të vijë më në shkollë”.

Tomas Edisoni qau për orë të tëra dhe më pas shkruajti në ditarin e tij: “Tomas Alva Edison, ishte një fëmijë i sëmurë mendor që, prej një nëne heroinë, u bë shpikësi më i madh i shekullit”. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button