Bota

Një i dyshuar jep prova pafajësie për vrasjen e Litvinenkos

Screen Shot 2015-03-23 at 3.00.00 PMNjë i dyshuar për vrasjen e opozitarit rus, Alexandre Litvinenko, i helmuar me polonium 201 në vitin 2006 në Londer, premtoi se do të japë prova që e shfajësojnë në këtë hetim publik të hapur që prej janarit në kryeqytetin britanik.

Biznesmeni Dmitri Kovtoun, që deri tani kishte refuzuar të bashkëpunonte, njoftoi nëpërmjet një video-konference në mes të marsit se dëshironte të ndërhynte në këto hetime.

“Kam vendosur të marr pjesë në hetime tani sepse kam dëgjuar shumë deklarata, të lehta për t’u hedhur poshtë”, shpjegoi Kovtoun në një intervistë të publikuar sot nga BBC-ja dhe të regjistruar në Moskë, ku edhe jeton.

“Duke iu bashkuar hetimeve do të kem mundësi të bie në kontakt me dokumentacionin, duke përfshirë këtu edhe ato që janë sekrete, në mënyrë që të nxjerr përfundimet e mia”, shtoi ai.

Dmitri Kovtoun dhe Andrei Lugovoi, një ish-agjent sekret që është bërë deputet i një partie nacionaliste, dyshohen nga policia britanike se kanë helmuar, Alexandre Litvinenkon gjatë një takimi në një hotel luksoz londinez më 1 nëntor 2006.

Leave a Reply

Back to top button